Përderisa në Kosovë mbylleshin shkollat shqipe nga pushtuesi serb…, në Suedi lejohej mësimi në gjuhën amtare…

Diaspora

Përderisa në Kosovë mbylleshin shkollat shqipe nga pushtuesi serb…, në Suedi lejohej mësimi në gjuhën amtare…

Nga: Prof. Ahmet Musa Më: 16 tetor 2018 Në ora: 12:24
Nga e majta: Dr. Ibrahim Rugova dhe Prof. Ahmet Musa gjatë vizitës së parë zyrtare të Presidentit Ibrahim Rugova në Finlandë. Ishte takim me Kryesinë e Degës së LDK-së për Finlandë, Helsinki, 25.06.1997

Përshëndes mikun tim Z. Hysen Ibrahimi! 

Helsinki, 15.10.2018

E lexova një shkrim në gazetën ”Bota sot” në të cilët përveç të tjerave shkruante: "Z.Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë  “Papa Klementi XI Albani”, Suedi, shkruan: “Përderisa në vendet e banuara me shqiptarë (Kosovë) mbylleshin shkollat nga pushtuesi serb: me rrahje, helmime, vrasje, burgosje e kërcënime, deri në likuidim fizik, në Suedi lejohej mësimi në gjuhën amtare, jo vetëm për shqiptarët, por për të gjitha pakicat kombëtare, duke iu ofruar kushte të shkëlqyera për mbarëvajtjen e mësimit në gjuhët e tyre amtare”....

Lexim të këndëshëm, miku im shumë i respektuar Hysen Ibrahimi .

Kështu, talent i rrallë dhe njeri i veçantë është edhe suedezi Ullmar Qvick, cili, ndër të tjera, ka motiv thënien brilante: “Unë, nëse do të jetoja edhe një herë, do të punoja me shqiptarët dhe për shqiptarët”.

“Nëse themeli është i shëndosh, mund të ndërtohet shtëpia e njohurive për shkollën dhe për jetën”

Me këto ndjenja dhe motive pro shqiptare, Ullmari i ka ndihmuar bashkëkombësit tanë  në Suedi për t`u integruar, por ka qenë edhe aktiv në tubime, në mbledhje, takime, konferenca të shoqatave të tyre, u ka qëndruar pranë si këshilltar dhe dijetar, si albanolog i shquar. Ai ka nxitur dhe mbështetur mësimin e gjuhës shqipe në shkollat suedeze. Në vitin 2006, në Landskrona, në “Konferencën për arsimtarët e gjuhës amtare shqipe”, mes të tjerave ai shprehet: “Shkencëtarët kanë dëshmuar se njohuria e mirë e gjuhës së prindërve, është kyçi i mësimit të gjuhës së dytë, të tretë etj. Me fjale të tjera: Nëse themeli është i shëndosh, mund të ndërtohet shtëpia e njohurive për shkollën dhe për jetën”. Mërgimtarët shqiptarët në Suedi, të ndihmuar dhe të mbështetur nga ligjet e  shtetit demokratik suedez, por edhe nga Ullmar Qvick, e hapën së pari  shkollën shqipe, fillimisht në Malmo në vitin 1968 dhe më pas në Jönköping 1972 dhe Nybrå në vitin 1975. Atëherë vepronte motivi: “Ku ka familje shqiptare, organizohet shkolla shqipe” dhe, “Lufta për gjuhën amtare-detyrë e shenjtë e çdo mërgimtari.” Sot janë rreth 10 mijë fëmijë shqiptarë që mësojnë gjuhën shqipe në shkollat suedeze. Z. Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë  “Papa Klementi XI Albani”, Suedi, shkruan: “Përderisa në vendet e banuara me shqiptarë (Kosovë) mbylleshin shkollat nga pushtuesi serb: me rrahje, helmime, vrasje, burgosje e kërcënime, deri në likuidim fizik, në Suedi lejohej mësimi në gjuhën amtare, jo vetëm për shqiptarët, por për të gjitha pakicat kombëtare, duke iu ofruar kushte të shkëlqyera për mbarëvajtjen e mësimit në gjuhët e tyre amtare”.

S`ka shqiptarë në Suedi që s`ka dëgjuar për Ullmarin. Ai i pret dhe i përcjellë, i ndihmon dhe  i mbështet se si të integrohen, por dhe bashkëpunon në mënyrë të vazhdueshme, veçanërisht me njerëzit  e letrave, sidomos nëpërmjet shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Suedi që kryeson, por edhe nëpërmjet portalit të Grupit të Miqësisë Shqipëri-Suedi dhe Kosovë-Suedi, ku marrin pjesë qindra e qindra shqiptarë, jo vetëm ata që kanë emigruar në Suedi, por  edhe nga Shqipëria, Kosova dhe nga të gjitha trojet shqiptare. Madje në atë portal aktivizohen edhe shumë suedezë dhe nga kombësi të tjera, të cilët shprehin mendimin  tyre të lirë. Ullmari ka mbështetur gjerësisht Shoqatën e  Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi, ku ai është edhe Anëtar Nderi i saj. Por ai është angazhuar drejtpërdrejtë edhe për hapjen e një katedre të albanologjisë në Suedi, gjë që është bërë realitet pranë Universitetit të njohur të Uppsallës. I ka qëndruar vazhdimisht pranë Shoqatës Kulturore Shqiptare “Migjeni” të qytetit të Boråsit, si dhe shumë shoqatave të tjera në qytete të ndryshme të Suedisë, sikurse dhe radiove, televizioneve dhe gazetave në gjuhën shqipe. Duke qenë aktiv, ai orienton dhe ndihmon si një këshilltar i urtë dhe i ditur, si mik i afërt; i mbështet në çështje të gjuhës, të kulturës, të lirive dhe të të drejtave të tyre. Është e njohur pjesëmarrja e tij në tubime dhe, deri dhe pjesëmarrës në demonstrata të mëdha të shqiptarëve në Stokholm në vitet 90-të por dhe  në qytete të tjera të Suedisë për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë për liri e pavarësi. Siç shprehet prof. Fetah Bahtiri në librin e tij   “Miku i Madh i Shqiptarëve Ullmar Qvick” (Monografi): “Ullmar Qvick shpesh herë nëpër mjetet e informimit në Suedi e më gjerë ka zhvilluar debate e dyluftime politike me nacionalistë e shovinistë serbë dhe kundërshtarë të shqiptarisë e të Kosovës, duke i mohuar pretendimet e tyre dhe duke nxjerrë në shesh të vërtetën me argumente bindëse, të cilat nuk ka mundur t`i mohojë askush.” Në fund të viteve ’90, Ullmar ka qenë shumë aktiv në emisionin javor në gjuhën shqipe të radios “Zëri i Arbërisë”, në qytetin e tij në Norrköping. Nga 3 vitet që punoi në atë radio, ai ruan kujtime të bukura nga bashkëpunimi i shkëlqyer me një ekip rinor shqiptar. Ai kujdesej që të rinjtë folës në atë radio shqip, të shpreheshin sa më bukur dhe rrjedhshëm në gjuhën shqipe. Edhe sot përmenden shumë nga artikujt e Ullmar Qvick, për “Albanien och vi”(“Shqipëria dhe ne”), organ i Shoqatës Suedeze-Shqiptare........

Autori është ish-Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës-Dega në Finlandë, punëtor i Arsimit plotësues në gjuhën shqipe në Finlandë, veprimtar i devotshëm i çështjes kombëtare dhe njëri ndër bashkëpunëtorët më të ngusht nga mërgata shqiptare i Presidentit Historik dhe shpirtëror Dr. Ibrahim RUGOVA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat