Korab Sejdiu ka një lajm të shkëlqyeshëm për diasporën, ja se për çfarë bëhet fjalë

Diaspora

Korab Sejdiu ka një lajm të shkëlqyeshëm për diasporën, ja se për çfarë bëhet fjalë

Nga: N.H Më: 16 tetor 2018 Në ora: 15:27
Korab Sejdiu

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, thotë se pas raportimit të Avokatit të Popullit para Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me problemet e diasporës gjatë votimit në zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Kosovë, ka propozuar Iniciativën Legjislative për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme me qëllim që të mundësohet dhe lehtësohet votimi nga bashkatdhetarët.

Sejdiu thotë se kjo nismë do të adresojë një nga brengat kryesore që bashkatdhetarët kanë shprehur gjatë takimeve të shumta që ka mbajtur me ata.

Ja postimi i plotë i tij:

Lajm i shkëlqyeshëm për DIASPORËN!

Sot, pas raportimit të Avokatit të Popullit para Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me problemet e diasporës gjatë votimit në zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Kosovë, PROPOZOVA Iniciativën Legjislative për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme me qëllim që të mundësohet dhe lehtësohet votimi nga bashkëatdhetarët tanë që jetojnë anë e mbanë botës. Kjo nismë do të adresojë një nga brengat kryesore që bashkëatdhetarët tanë kanë shprehur gjatë takimeve të shumta që kam mbajtur me ata.

Falenderoj anëtarët e Komisionit që përkrahën unanimisht këtë propozim dhe për themelimin e menjëhershëm të grupit punues për hartim të legjislacionit në fjalë, të cilin grup punues unë do ta kryesoj.

Ftoj të gjithë ata ekspertë që mund të kontribuojnë në hartimin e Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme që të lajmërohen dhe të marrin pjesë në takimet e grupit punues që do të fillojnë të mbahen së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat