Shqiptari Dritan Mardodaj me ftesë zyrtare për në takimin artistik INTRO në Itali

Diaspora

Shqiptari Dritan Mardodaj me ftesë zyrtare për në takimin artistik INTRO në Itali

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 20:43
Foto

Këtë të premte, datë 11 maj Milan Art & Events Center mikpret në të tretin takim artistik INTRO, të projektit artistik Cold Discussions të Laurentiu Craioveanu.Me këtë rast INTRO ka ftuar artistin vizual Dritan Mardodaj. Lindur në Tiranë më 1983, jeton në Itali që prej 2003, ku ka përfunduar studimet e larta për Trashëgimi Kulturore në Universitetin e Parmës dhe për Histori dhe Kritik Arti në Universitetin e Milanos.

Në këtë edicion do të prezantohen tre vepra të reja, të prodhimtarisë së tij artistike:

Video me ngjyra, “Toyboy” (2016)
Fotomontazh, “Gli amianti” (2017)
Instalacion, “Vaniteti”

Artisti kap aspekte thelbësore të botës aktuale, dhe synon të akuzojë shoqërinë bashkëkohore dhe vlerat e saj fallco, me manifestime paradoksale. Sot frika gjendet kudo, dhe nuk mund t’i dilet përveç se duke besuar në forcën vetjake, Guy Debord.

Lokacioni dhe oraret:
Milan Art & Events Center ????????
pranë Duomos së Milanos
Via Lupetta 3
Milano
18:30 – 21:30 CEST

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat