Vidhnin gjëra me vlerë, arrestohen tre shqiptarë në Itali

Diaspora

Vidhnin gjëra me vlerë, arrestohen tre shqiptarë në Itali

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane për veprën penale të vjedhjes së banesave.

Mediat italiane raportojnë se të arrestuarit janë nga Shqipëria, konkretisht dy të rinj të lindur në 1999 dhe një grua 30-vjeçare.

Shqiptarët kishin vjedhur  një laptop të shtrenjtë, bizhuteri të shumta dhe sende të tjera me vlerë. Agjentët e policisë kanë arrestuar tre shqiptarët, dy djem të cilët ndodhen aktualisht në paraburgim në  Pistoia dhe gruaja është lënë në arrest shtëpiak.

Pas kontrolleve të kryera, tre shqiptarëve iu janë gjetur dhe sekuestruar disa sende me vlerë, të cilat i kishin përvetësuar përmes aktivitetit të vjedhjes, transmeton “Balkan Web”.

Identiteti i të arrestuarve nuk bëhet i ditur, ndërsa hetimet janë intensifikuar me qëllim zbulimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat