Lazim Destani kërkon siguri për investime në Kosovë

Diaspora

Lazim Destani kërkon siguri për investime në Kosovë

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 12:14
Lazim Destani

Afaristët e diasporës kanë drojë dhe frikësohen të investojnë në Kosovë, edhe pse interesimi dhe vullneti i tyre është i madh . Kështu ka thënë në një intervistë në kp, njëri ndër afaristët më të suksesshëm shqiptar, Lazim Destani, i cili është edhe kryetar i Nderit i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare.

Destani një porosi për Qeverinë dhe institucionet se duhet të bëjnë gjithë atë që është më e mira, por edhe bizneset duhet të din çfarë duan.

Destani: Mungon siguria për investimet

“Ne gjithmonë flasim se ka mungesa, ka drojë, mungon siguria etj. etj. Por, mbi të gjitha është dëshira, dashuria për me bërë një punë të madhe në vendin tënd. Ajo mund pastaj të gjendet rruga për të tejkaluar telashet që mund të dalin përpara... Interesimi është shumë, në të gjitha lëmenjtë e ndryshme ka interesim. Kuadrot tona, rinia jonë është aq inteligjente dhe kur nuk sheh perspektivë këtu atëherë ajo do ta gjejë vendin e vet. Ne mundohemi që Evropën ta sjellim në vendin tonë, jo ne të shkojmë atje. Tash është tema, është e vërtetë se rinia jonë mundohet të gjejë rrugë për të jetuar më mirë e për me i zhvillu aftësitë e veta në perëndim. Mirëpo, unë nuk e shoh shumë problem, sepse edhe unë jam mbi 45 vjet në Gjermani, por nuk u bana Gjerman, edhe ata mendoj do të jenë në rrugën e drejtë”, ka thënë Destani.

Biznesmeni me prejardhje nga Tetova, tregon se ka mjaft kompani të mëdha të shqiptarëve në diasporë, të cilat sipas tij, do të vijën dhe do të investojnë në Kosovë dhe ne vendet shqiptare. Destani ka thënë se ndal-ngadalë të rriten investimet edhe më tej, por që duhet pasur durimin.

Destani: Do të vijnë investimet nga diaspora, duhet pasur durim

“Ngadalë- ngadalë. Do të vije, por thashë unë, ne duam që gjithmonë punët t’i kryejmë menjëherë. Puna nuk kryhet menjëherë. Kush janë kompanitë apo... Gjithmonë duhet të marrim historinë e kompanive me traditë. Ata kanë nisur me një nisje të vogël, por hap pas hapi kanë mbërritur atje ku janë. Pra, nuk duhet të ngutemi dhe nuk duhet ta humbin durimin dhe ta kemi besimin”, theksoi ai.

Sipas Destanit kompanitë më të fuqishme shqiptare janë në Gjermani, ku kompanitë më të fuqishme i kanë dy germa, A E(Aktien-Gesellschaft-Komonitë aksionare). Do të thotë se dy tre, katër persona i kanë bashkua forcat, kapitalin edhe kanë investuar në një punë të tillë.

Ai ka thënë se Kosova përveç investitorëve shqiptarë të diasporës kudo qofshin ata, ka shumë të interesuar edhe investitorë të huaj, sepse Kosova dhe viset tjera në rajon janë shumë të pashfrytëzuara.

Destani: Numri i bizneseve në diasporë është shumë i madh

“Kur do të hapen kufijtë nesër, kur të regjistrohemi në shengen, ata që kanë nis prej sot ata do të jenë të parët që do të kenë sukses... Numri(i bizneseve në diasporë) është shumë i madh. Tash rrejti i bizneseve numëron mbi 25 shtete ku ekzistojnë. Me numër tash, çdo shtet i ka numër të madh të kompanive. Më shumë ka Gjermania dhe mandej vijnë edhe Zvicra, Austria, dhe në Amerikë kemi. Do të thotë një numër i madh ku të dhënat direkte nuk i kam, por është një numër i madh”, ka thënë Destani.

Ai në fund tha se Kosova duhet të marrë shembuj nga perëndimi. Sepse Destanit është duke u bërë një ligj në Gjermani, ku bankat detyrojnë kompanitë që kapitalin nëpër banka, automatikisht ta fusin në investim.

Destani nuk ka treguar se sa mund të jetë vlera aktuale e investimeve në Kosovë nga diaspora, sepse sipas tij, ajo varion. Mirëpo, ka kërkuar lehtësira dhe eliminimin e barrierave për investime, duke shtuar se është e nevojshme të krijohet një Odë Ekonomike e Diasporës në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi për të qenë më afër investitorëve nga diaspora.

Ndryshe, Lazim Destani është biznesmen i suksesshëm me prejardhje nga Malësia e Sharrit të Tetovës. Ai dhe familja e tij drejtojnë një rrjet internacional biznesesh, në sektorin e shërbimeve, inxhinierisë dhe ndërtimit, energjetikës e logjistikës, me mbi tridhjetë ndërmarrje aktive në tregun global (Gjermani, SHBA, Zvicër, Dubai, Turqi, Maqedoni, Liban, Kuvajt, Rusi, Mongoli dhe Kinë. Mësohet se pasuria e tij arrin nga 1 deri 5 miliardë dollarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat