E rëndë në Itali/ Shqiptari në luftë me vdekjen në spital

Diaspora

E rëndë në Itali/ Shqiptari në luftë me vdekjen në spital

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 15:53
Itali

Një punëtor shqiptar, 38 vjeç, është në luftë me vdekjen në repartin e reanimacioni në spitalin Maggiore në Bolonja.

Ai ka pësuar një aksident të rëndë në punë.

Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u godit nga një tub çeliku që ra nga një skelë dhe prognoza e tij mbetet ende e rezervuar.

Në fillim gjendja e tij nuk u duk e rëndë edhe për shkak se mbante në kokë kaskën e mbrojtjes, sipas rregullores, por u përkeqësua me shpejtësi pas disa minutave.

Goditja nga objekti i rëndë i ka shkaktuar traumë kranike.

Ai po kryente punime ristrukturimi në një shtëpi koloniale kur gjatë çmontimit të skelës tubi u shkëput e i ra në kokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat