LOBI në Norvegji mbanë manifestim kushtuar "Vitit Jubilarë" dhe 550-vjetorit të pavdekësisë së Skënderbeut

Diaspora

LOBI në Norvegji mbanë manifestim kushtuar "Vitit Jubilarë" dhe 550-vjetorit të pavdekësisë së Skënderbeut

Nga: N. Sh Më: 22 tetor 2018 Në ora: 11:20
Foto nga manifestimi

LOBI Euroatlantik shqiptar për Norvegji, me 20 tetor në Dramen të Norvegjisë, u mbajt manifestim kulturo-historik kushtuar "Vitit Jubilarë" dhe 550-vjetorit të pavdekësisë së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeut.

Manifestimin e mirëorganizuar e nderuan me pjesëmarrje, shumë bashkatdhetarë, organizata dhe shoqata të njohura shqiptare; Rilindja, Liria, Frymësia, grupi KorAlb, grupi valleve Nënë Tereza, Radio Zëri Arbërit, Troja, organizata humanitare Albanor, Rrjeti i Biznesit, dhe Radio Rilindja!

Ndërsa programin e manifestimit e moderuan:

Znj. Flutra dhe z. Atdhe Belegu.

z. Daut Haxhaj lexoj referatin e tij kushtuar figurës së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit- Skënderbeut.

Kurse z. Adrian Hoti shpalosi Platformën dhe objektivat e LEASH-it.

Te pranishmit u argëtuan me këngët e Fisnik Alickajt ,si dhe grupit muzikor te Vendim Seferit.

Manifestimi u vlerësua lartë nga publiku, dhe përfaqësues të organizatave shqiptare.

Në përmbyllje të manifestimit u arrit një marrëveshje konkrete që në muajin dhjetor të mbahet një tryezë me përfaqësues për realizimin e agjendës së punës për vitin 2019.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat