Arrestohen në Itali hajdutët shqiptarë, njëri i fshehur në dyshek, tjetri në shkurre

Diaspora

Arrestohen në Itali hajdutët shqiptarë, njëri i fshehur në dyshek, tjetri në shkurre

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 20:52
Policia italiane

Dy hajdutë shqiptarë kanë përfunduar në prangat e karabinierëve italianë nën akuzën e vjedhjes.

Sipas medieve italiane, mësohet se mbrëmjen e 31 tetorit, policia pikasi një automjet tip “Mercedes”, brenda të cilës ishin dy persona të dyshimtë. Të frikësuar nga prania e policisë, shqiptarët u përpoqën të arratiseshin në zonën me shkurre, por në mënyrë të pasuksesshme. Pas një ndjekje të shkurtër, ata braktisën mjetin dhe vazhduan në këmbë, por në pranga, përfundoi Refael Bibaj, 27 vjeç, ndërsa u arratis edhe për disa orë shqiptari tjetër.

Kërkimet në mjetin e tij zbuluan kaçavida dhe sende të vjedhura si dhe shuma prej 750 eurosh, ndërkohë që edhe vet "Mercedezi" rezultonte i vjedhur.

Gjatë po asaj nate, në telefonin e 27-vjeçarit erdhën thirrje të shumta telefonike, të gjitha nga i njëjti numër. Me sa duket, shqiptari nuk e dinte se Bibaj kishte përfunduar në pranga.

Policia nisi bastisjen në një banesë në Lucca gjatë orëve të mëngjesit.

Në një prej dhomave të gjumit, u gjet i fshehur brenda një prej dyshekëve, bashkëpunëtori i Bibajt, shqiptari Alfred Lleshi, 24 vjeç, i pastrehë dhe pa rekorde të mëparshme penale.

Në dhomën ku qëndronte, u gjetën shumë bizhuteri, orë të shtrenjta, aparat fotografik si dhe 150 euro, të gjitha të vjedhura në rrugët "Nubache" dhe "Gavine".

Ata janë në pritje të vendimit të gjykatës, ndërsa janë dërguar në qelitë e paraburgimit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat