Mafia shqiptare alarmon Francën, 3 drejtimet në aktivitetin kriminal

Diaspora

Mafia shqiptare alarmon Francën, 3 drejtimet në aktivitetin kriminal

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Mafia shqiptare po forcon pozitat e saj në Francë, aq sa po bëhet shqetësim i madh për policinë dhe autoritetet vendore.

Mediat franceze kanë shkuar sot për mafien shqiptare si një shqetësim të madh për policinë dhe autoritetet franceze duke thënë se ajo ka forcuar pozitat në këtë vend.

“Le Figaro”, ka publikuar një dokument, sipas te cilit “bandat shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia kanë rritur prezencën në Francë, duke u bërë një rrezik real”.

Dokumenti që thuhet se ka dalë nga Ministria franceze e Drejtësisë, thekson se “mafia shqiptare po shpreson në anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE për të zhvilluar aktivitetin kriminal në Francë”.

“Le Figaro”, shkruan më tej se prania e kriminelëve shqipfolës është rritur që nga viti 2010.

Po kështu thuhet se këto grupe përqendrojnë aktiviteti e tyre kriminal në tre drejtime: vjedhjet, drogat dhe trafiku i emigrantëve.

“Rezultatet janë mbresëlënëse: në mes të nëntorit 2017 dhe tetorit 2018, 5 shqiptarë kanë kryer 98 vjedhje me thyerje në njëmbëdhjetë departamente, duke grabitur mallra me vlere 423,000 euro”, thotë shkrimi.

Me tej vazhdon, “grupet kriminale shqiptare, kanë nxitur trafikimin e heroinës në zonën kufitare franko-zvicerane”, duke e bërë kështu trafikimin e drogës një nga aktivitetet e tyre të forta.

Në maj, një azilkërkues u dënua në Lyon për transformimin e strehimit të tij në një laborator heroinë. Aplikanti pretendonte se kishte vepruar me kërkesën e një bashkatdhetari dhe donte të ndihmonte babanë e sëmurë në Shqipëri.

Ndërkohë qe nuk ngelet pas trafikimi i emigrantëve të paligjshëm nga Kosova apo Shqipëria, veçanërisht drejt Britanisë. Pasi mbërrijnë në veri të Francës, trafikantët shqiptarë kërkojnë për një kalim nga 1.500 deri ne 5.000 euro.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat