Lobi Euro-Atlantik Shqiptar e mirëpret vendosjen e taksës për importet nga Serbia nga Qeveria e Kosovës.
Ata thonë se ky është një vendim i drejt dhe shumë i mirëpritur nga mërgata shqiptare.
Lobi falendëron Qeverinë dhe shton se, ky është një pengim i agresionit serb në vendin tonë.
“LAJMI I MIRËPRITUR
Vendosja e masave ekonomike nga Qeveria e Republikës së Kosovës në importet e mallrave serbe, është një vendim i drejt, dhe shumë i mirëpritur nga Mërgata Shqiptare.
Faleminderit Qeverisë të Republikës së Kosovës për mbrojtjen e produkteve vendore, dhe pengimin e agresionit serb në vëndin tonë.
LOBI EURO-ATLANTIK SHQIPTAR”, shkruan Lobi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.