Video: Grabiti 500 mijë euro, momenti kur ‘Pirati’ shqiptar del në gjyq

Diaspora

Video: Grabiti 500 mijë euro, momenti kur ‘Pirati’ shqiptar del në gjyq

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 13:17
Bektash Muka

Bektash Muka që është arrestuar, pas një grabitje spektakolare në Maltë, ku arriti të merrte 500 mijë euro bizhuteri ka dalë para gjykatës. Ai akuzohet për kërcënim me armë, armëmbajtë pa leje, hyrje në ambiente të kufizuara dhe për posedim të drogës.

Por përveç katër akuzave, ai dyshohet se është autori i grabitjes që ndodhi pak kohë më parë në Maltë.

Bektash Muka, 27-vjeçari nga Tirana që u arrestua dje në Maltë, është i njohur edhe në Shqipëri, kryesisht për përplasjet me Policinë në kryeqytet. Dy herë brenda vitit 2016, ai është arrestuar se ka kundërshtuar forcat e rendit, në një rast mbante edhe pistoletë me vete.

Në shtator të dy viteve më parë, emri i tij doli në skenë pasi përplasi makinën e tij tip “BMW X6” për shkak të shpejtësisë, pasi nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar. Policia njoftoi në atë kohë se në rrugën “Sami Frashëri” shërbimet e Njësisë “Shqiponja” i kishin bërë me shenjë për të ndaluar mjetit me targa AA 858 NS. Muka ishte në ndjekje pasi dyshohej se ishte përfshirë në një konflikt dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë.

Ai vazhdoi rrugën duke shtuar shpejtësinë dhe u ndalua vetëm pasi u përplas me murin rrethues të një banese private në rrugën “Prokop Mima”. Por ky nuk ishte rasti i parë që ai nuk u bindej policëve. Edhe në shkurt të të njëjtit vit, kur “Shqiponjat” e ndaluan për kontroll, ai tentoi të largohej duke përplasur edhe furgonin e Policisë, ndërsa me vete iu gjet një pistoletë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat