Mënyra më e mirë për të djegur kaloritë në bark

Dieta

Mënyra më e mirë për të djegur kaloritë në bark

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 15:59
Ilustrim

Një studim i realizuar nga Universiteti i Harvard ka zbuluar se përdorimi i girave në stërvitjën tuaj të rregullt rrit mundësitë për të djegur kaloritë në bark.

Në vëzhgim u morën 10,500 burra të moshës 40 vjeç për një periudhë kohore mbi 12 vjet. Ata që përdornin gira në stërvitjen e tyre kishin më pak dhjam në bark.

Rania Mekary, autore e PhD tha:

“Përfshirja e rezistencës në stërvitjes, ose idealisht, kombinimi me ushtrime aerobike mund të ndihmojë të rriturit të pakësojnë dhjamin abdominal ndërkohë që rrit dhe ruan masën muskulore”.

Kështu që nëse po vuani për të parë rezultate reale, mund të jetë koha të fokusoheni të ngritja e peshave.

Nëse përdorni gira jo vetëm që ndërtoni muskuj, e digjni kalori por rrisni dhe metabolizmin.

Një studim i mëparshëm i Harvard gjithashtu ka treguar se dhjami rreth belit tuaj rrit rrezikun ndaj sëmundjeve në zemër- edhe nëse nuk jeni mbipeshë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat