Disa nga ushqimet që reduktojnë celulitin

Dieta

Disa nga ushqimet që reduktojnë celulitin

Më: 22 janar 2017 Në ora: 18:59
Brokoli

Celuliti shfaqet tek rreth 80 dhe 98 për qind e grave. Por ushqimet që hani do të jenë ato që mund t’ju ndihmojnë për të hequr ato vijat e tmerrshme të celulitit. Sipas Lily Soutter, nutricioniste, rekomandimi është për të pirë çaj jeshil dhe shumë speca “zile”.

Nuk ka rëndësi nëse jeni mbipeshë apo shumë e dobët, të gjitha shanset janë që të keni pak celulit në lëkurë. Dhe ndërsa nuk ka asnjë trajtim mrekullibërës, ajo çfarë hani dhe pini mund t’ju ndihmojë që të “shpëtoni”, nga ato shenjat e këqija në lëkurë.

Ja ushqimet që ju ndihmojnë:

Specat “zile”

 Këta speca janë të pasur me vitaminë C dhe rekomandohen që të futen në dietën tonë të përditshme. Vitamina C është e përsosur për të luftuar celulitin, pasi ajo është një lëndë ushqyese e rëndësishme, që përfshin edhe ndihmën për formimin e kolagjenit.Duke nxitur prodhimin e kolagjenit, mund të arrini elasticitetin brenda lëkurës, duke ruajtur lëkurë të tendosur dhe pa celulit.

Çaj jeshil

Pirja e çajit jeshil bashkë me një dietë të shëndetshme të ekuilibruar mund të përshpejtojë metabolizmin tuaj dhe madje mund të ndihmojë në humbjen e peshës.

Spec djegës

Kjo erëz ka treguar se mund të ndikojë për të nxitur metabolizmin dhe ndikon për të rregulluar qarkullimin e gjakut, duke luajtur rol në formimin e celulitit.

Salmon

Salmoni është burim i pasur me omega-3. Këto yndyrna të shëndetshme kanë efekt për të siguruar stabilitetin e të gjithë membranave qelizore brenda trupit. Vaji i peshkut mund të jetë një shtesë e madhe në dietë, për të ndihmuar parandalimin ose zvogëluar pamjen e celulitit.

Çaj kamomili

Stresi kronik rrit në mënyrë dramatike hormonet e kortizolit dhe adrenalinën në trup, të cilat përkeqësojnë pamjen e celulitit.

Veza

Kolagjeni është proteina më e bollshme brenda trupit, ndaj duke ngrënë proteina të mjaftueshme ju mund të krijoni lëkurë të fortë dhe më elastike. Vezët kanë treguar se janë burime të pasura me amino acide, të rëndësishme për formimin e të gjitha llojeve të kolagjenit.

Manaferrat

Ato janë të pasura me antioksidantë, duke përfshirë vitaminën C. Antioksidantët e fuqishëm që gjenden te radikalet e lira të prodhuara nga efektet e rrezeve UV dhe ndotja, të cilat njihen si dëmtues të kolagjenit dhe kontribuues në dobësimin e indeve lidhëse.

Lëng kockash

Lëngu i kockave është një burim kolagjeni, që mund t’ju ndihmojë që të reduktoni celulitin.

Brokoli

Brokoli është i pasur me përbërës të tillë ushqyes, të quajtur ‘indoles’. Studimet tregojnë se ato mund të rrisin nivelin e estrogjenit. Kjo tregon se brokoli mund të jetë shumë efikas për ndikimin e tij në metabolizëm, që në mënyrë hipotetike mund të ketë një efekt për reduktimin e celulitit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat