Ushqimet që ju ndihmojnë të digjni kaloritë në dimër

Dieta

Ushqimet që ju ndihmojnë të digjni kaloritë në dimër

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 14:17
Ilustrim

Ekzistojnë ushqime, të cilat janë në gjendje të djegin kalori dhe yndyra. Në dimër shfrytëzoni fuqinë e një diete të ngrohtë, dobësuese dhe të mjaftueshme për të “shuar” urinë tuaj.

Dimri mund të bëhet rasti perfekt për të humbur kilet e shumta, pavarësisht të ftohtit. Ekzistojnë disa ushqime të veçanta, të përshtatshme për këtë sezon dhe që janë në gjendje t’ju bëjnë të digjni shumë yndyra dhe kalori!

Lajmi i mirë është se këto super ushqime ngrohin thellësisht organizmin, duke ju dhënë një kënaqësi të këndshme së brendshmi. Ndër të tjera, ju ndihmojnë të përmirësoni pikat kritike dhe me to do të ndiheni të ngopur. Pra, bëhet fjalë për ushqime ideale për t’u transformuar në pjata tipike dimërore.

Qepët, veti dobësuese
Një supë anticelulit dhe dobësuese: ajo e qepës është zgjedhja ideale kur jashtë bën ftohtë dhe ju keni nevojë të ndiheni mirë. E pasur me vitaminë (A, C, E, B) dhe minerare (kalcium dhe kalium), qepa përmban edhe fitoestrogjen të çmueshëm, si dhe substanca të ashtuquajtura cinarin.

Xhenxhefil dhe kanellë
Thojini “po” xhenxhefilit: në dimër është e rastit që ta përdorni sa më shumë. Para së gjithash, sepse ai e ngroh menjëherë organizmin dhe lufton në heshtje kollën, si dhe dhembjen e fytit. Por ka edhe më shumë se kaq; xhenxhefili funksionon edhe si superushqim antitumoral dhe ju ndihmon në djegien e shumë yndyrave e kalorive.

Çaj jeshil në mëngjes dhe mes vakteve
Një filxhan çaj është gjithmonë një ide e mirë. Nëse është i gjelbër akoma dhe më mirë, sepse ai ndihmon në eliminimin e celulitit, ndërsa shfaq një veprim të spikatur antioksidant. Në dimër është e këndshme të shijoni pije të ngrohta, për më tepër, nëse filxhani “djeg kaloritë”.

Çokollatë 
Çokollata e zezë (me minimumi 80% kakao) ju ndihmon që të dobësoheni më shpejt. Kjo është meritë e antioksidantëve, katekinës dhe kafeinës, të cilat gjenden në këtë ushqim mjaft të mirë e të preferueshëm.

Specat djegës
Si ushqime që djegin kalori e që shihen si mjaft të dobishme në dimër, nuk mund të mungonin specat djegës. Të pranishëm në kuzhinën mesdhetare dhe jo vetëm, specat djegës përmbajnë një substancë shumë të mirë për shëndetin: kapsaicinën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat