Hëngri vetëm patate, humbi 49 kilogramë

Dieta

Hëngri vetëm patate, humbi 49 kilogramë

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 10:13
Flinders Taylor

Për shkak të peshës së tij shqetësuese, Flinders Taylor hëngri patate për një vit rresht.

Rezultatet e kësaj mënyre të të ushqyerit ishin të habitshme.

Taylor tregon se e ndërmori këtë nismë të çuditshme pasi për shkak të kilogramëve të tepërt nuk ndihej mirë fizikisht dhe shpirtërisht.

Për çdo ditë ai hëngri nga 3 kilogramë patate në ditë dhe nuk përdori asnjë lloj vaji për gatimin e tyre.

Një vit më vonë, Taylor si rezultat i këtij ‘regjimi’ humbi plot 49 kilogramë nga 151 sa kishte para ushqimit me patate.

“Unë po bëhem gjithnjë e më mirë dhe kjo vetëm falë patateve”, u shpreh ai.

Pavarësisht se shumica e dietologëve ishin kundër kësaj diete, duket se Taylor ia doli të humbë kilogramët e padëshiruar në një formë aspak të zakontë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat