Nëna e dy fëmijëve zbulon sekretin pas këtij transformimi drastik

Dieta

Nëna e dy fëmijëve zbulon sekretin pas këtij transformimi drastik

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 23:04
Skei Hanlon

Ashtu siç do nënë tjetër, Skei Hanlon e pati të pamundur që të gjejë kohë për stërvitje pas lindjes së dy fëmijëve. Nëna  e dy fëmijëve, nga Melbourne, shkoi deri në 85 kg sepse konsumonte ushqime të shpejta dhe në racione të mëdha. E zënë me punë dhe jetën familjare, 41-vjeçarja tregon se pesha  e rëndë i shkaktoi edhe një dëmtim në shpinë. Pasi iu nënshtrua një operacioni në shtyllën kurrizore, financierja e kishte edhe më të pamundur që të kryente aktivitet fizik.

Deri në një moment kur e ndau mendjen njëherë e mirë dhe iu vu një maratone që do ta ndihmonte të transformonte trupin në vetëm 12 javë. Pasi mori edhe konfirmimin e mjekut për të kryer aktivitet fizik, ajo ndërmori një nismë 12-javore në palestër.

“Stërvitesha 10 herë në javë”, tregon Hanlon. Gjatë stërvitjes bënte kardio, ushtrime force, biçikletë, vrapim dhe ngritje peshash. Po humbisja 1 kilogramë çdo javë. Nuk mund të ngrija pesha shumë të rënda për shkak të shpinës, megjithatë më pëlqejnë ushtrimet kardio dhe ato të forcës. Gjithçka lidhet me fuqinë e mendjes, si edhe kontrollin në atë që fut në gojë”, tregon ajo. Pas një sfide 12-javore, znj. Hanlon – që shkoi nga masa 14 në 8 – humbi plot 15 kilogramë.“Është mirë të dalësh tani për vrap dhe të mos e ndiesh tundjen e belit, shpresoj që të nis një gjysmë maratone tjetër deri në fund të vitit” ”, thotë ajo.

Dieta ushqimore e Skei

Mëngjes: Tost i bërë në shtëpi me spinaq, vezë dhe dy lugë gjelle bollgur.

Çaji i mëngjesit: Kafe e zezë

Dreka: 100 gramë mish pule dhe 70-100 gramë perime jeshile

Mesvakti i pasditës: Një frut dhe bajame

Darka: 100 gramë proteina dhe 70-100 gramë sallatë ose perime.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat