Dieta mesdhetare ka “vdekur”, quajeni dietë “nordike”

Dieta

Dieta mesdhetare ka “vdekur”, quajeni dietë “nordike”

Më: 24 maj 2018 Në ora: 11:24
Ilustrim

Dieta, për të cilën janë të famshme Greqia, Spanja dhe Italia, konsiderohet si më e shëndetshmja në botë. Por, edhe pse ushqimi i tij i pasur në fruta, perime, peshk dhe vaj ulliri vlerësohet së tepërmi në botën perëndimore, Mesdheun po e pllakos obeziteti, sidomos te fëmijët.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të miturit në Suedi konsumojnë më shumë peshk, vaj ulliri e domate, sesa ata në Jug të Europës.

Në Qipro, një nivel fenomenal prej 43% të djemve dhe vajzave të moshës 9-vjeçare janë mbipeshë. Në Greqi, Spanjë e Itali, kjo shifër kapërcen 40 përqindëshin.

Vendet, të cilat i dhanë emrin e tyre dietës së famshme, sot hasen me probleme që i detyrohen zëvendësimit të saj me ushqime të pashëndetshme, ëmbëlsira apo pije që përmbajnë sheqer.

“Dieta mesdhetare nuk është më tipike e Mesdheut, – thotë Dr. Joao Breda, kreu i zyrës së OBSH-së për Europën. – Ironia është se, më afër saj sot janë fëmijët suedezë”.

Ata në Europën Jugore konsumojnë më pak fruta e perime, e më shumë pije të ëmbla me gaz, sheqer e yndyrë. Përveç kësaj, edhe mezi lëvizin. Mungesa e aktivitetit fizik, sipas Bredës është një tjetër problem therës në vendet mesdhetare.

“Një burri në Kretën e viteve ’60, – kujton ai, – i duheshin 3.500 kalori, sepse i ngjitej malit”.

Megjithatë, ka edhe disa sinjale inkurajuese sipas zyrtarit në fjalë, që thekson se me një lloj detyrimi, fëmijët e Italisë sot po hanë fruta çdo ditë ose thuajse përditë, gjë që do të thotë se autoritetet atje e kanë pranuar që ka një problem dhe tani po përpiqen të bëjnë diçka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat