Pesë kilogramë më pak me banane dhe ujë të ngrohtë

Dieta

Pesë kilogramë më pak me banane dhe ujë të ngrohtë

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 17:18
Ilustrim

Tani më shumë se kurrë njerëzit përpiqen të gjejnë mënyrat më efektive dhe të shpejta për të djegur kilogramët e tepërt. Kjo për faktin se ditët me diell kanë trokitur dhe pushimet janë tashmë shumë afër.

Një trup perfekt është sigurisht dëshira e të gjithëve.

Ka disa kombinime ushqimesh që bëjnë mrekulli dhe ju bëjnë të dukeni perfektë brenda një periudhe të shkurtër kohore. E kishit menduar se bananet dhe uji i ngrohtë mund t’ju ndihmojnë të keni trupin e ëndrrave tuaja?

Nëse jo, atëherë është koha ta provoni këtë dyshe fantastike, që është përdorur fillimish nga një japonez me emrin Hitoshi Watanabe, i cili shkroi një libër ku tregoi se si humbi 18 kilogramë me ndihmën e kësaj formule.

Ky kombinim përshpejton metabolizmin në mënyrë të çmendur.

Ajo që duhet të bëni është të hani 2 banane në mëngjes dhe të pini 1 gotë ujë të ngrohtë.
Ushqimet e tjera gjatë ditës mund t’i zgjidhni vetë, sigurisht të shëndetshme.
Shmangni vaktin e darkës dhe zëvendësojeni me 1 banane dhe 1 gotë ujë të ngrohtë. Gjatë ditës pini rreth 2 litra ujë. Kjo do t’ju ndihmojë të eliminoni 5 kilogramë në vetëm 7 ditë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat