Doni të humbisni peshë shpejt dhe pa djersitur, ky është produkt çudibërës për të cilin keni nevojë

Dieta

Doni të humbisni peshë shpejt dhe pa djersitur, ky është produkt çudibërës për të cilin keni nevojë

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Vaji i farave të zeza mund të konsiderohet si versioni më i mirë i uthullës së mollës. Së fundmi është promovuar shumë nga ekspertë të shëndetit dhe fitnesit, duke e cilësuar si mrekullibërës në rënien në peshë.

Edhe pse vajrat nuk janë substanca e parë që të vjen ndërmend kur mendon për rënien në peshë, rezulton që vaji i farave të zeza mund të ndihmojë në luftimin e obezitetit. Duke rregulluar nivelet e glukozës, mbrojtur shëndetin e mëlçisë, ulur inflamacionin, shkencëtarët mendojnë se ky lloj vaji mund të ndihmojë në rikthimin në peshë normale të trupit.

Disa ekspertë i referohen vajit të farave të zeza si një nga zgjidhjet natyrale më popullore dhe më efikase për rënien në peshë. Falë vetive antioksiduese dhe përmbajtjes së lartë në fibra, vitamina dhe minerale, vaji i farave të zeza ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit, parandalimin e fryrjes së barkut dhe përmirësimin e sistemit tretës.

Vaji i farës së zezë përmban mbi 100 komponime kimike dhe pjesa më e madhe e komponimeve të tjera që ndodhen në të janë akoma për t`u zbuluar. Përbërësi kryesor aktiv në vajin e farave të zeza është nigelone në trajtë kristaline.Vaji përmban gjithashtu β-sitosterol ,timokuinon,acid miristik,acid palmitik,acid stearik,acid palmitoleik,acid oleik,acid linoleik ,acid arakidonik,proteina dhe vitaminat:B1, B2 dhe B3. Përmban gjithashtu kalcium,acid folik,hekur,bakër,zink dhe fosfor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat