Quinoa për dobësim

Dieta

Quinoa për dobësim

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 21:33
Foto ilustrim

Prej disa kohësh konsumi i quinoa për të rënë në peshë është bërë modë. Ky drithë bën pjesë në kategorinë e ushqimeve që quhen “superushqime”, për shkak të vlerave të larta ushqyese.

Quinoa është një burim i rëndësishëm fibrash, omega 3 dhe aminoacide të rëndësishme që ndihmojnë në humbjen në peshë.

Por si u bë quinoa kaq popullore? Si mund ta përgatisim?
Quinoa (Chenopodium quinoa), e njohur dhe si quinua, është një drithë me origjinë nga Amerika Latine, që ka arritur të fitojë interesin e mijëra konsumatorëve në të gjithë botën. Një ushqim pa gluten, dhe me mjaft vlera ushqyese.

Qumështi i quinoa-s– Për ta përgatitur ju duhen 200 gram quinoa, një litër e gjysmë ujë, një lugë e vogël ekstrakt vanilje, kanellë pluhur dhe një lugë mjaltë, transmeton Top Chennel.
Përgatitja- Pasi ta keni larë quinoa lëreni gjithë natën në një tas me ujë. Në mëngjues filtrojeni dhe vendoseni në zjarr të ngadaltë me dy filxhanë ujë. Lëreni derisa të zbutet, dhe më pas vendoseni në frulator me pjesën tjetër të ujit. Pasi të bëhet një pije homogjene e filtroni dhe shtoni vanilje, kanellë dhe mjaltë.

Qumështin e quinoa-s përdoreni dy-tre filxhanë gjatë ditës.

Mënyrë tjetër e përgatitjes së saj është sallatë quinoa, si zëvendësues i orizit dhe makaronave, quinoa me perime, hamburger me quinoa, biskota etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat