Të moshuarit, dieta mesdhetare ndihmon të jetojnë më shumë

Dieta

Të moshuarit, dieta mesdhetare ndihmon të jetojnë më shumë

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 18:25
Ilustrim

Dieta mesdhetare mbron shëndetin e të moshuarve dhe mund të zgjasë jetën e tyre. Kështu thotë një studim italian i publikuar në “British Journal Of Nutrition”. Sipas tij, të qenit besnik i një diete të tillë redukton 25% rrezikun e vdekjes nga ndonjë shkak i papritur në moshën mbi 65-vjeçare.

Studimi analizon marrëdhëniet midis dietës mesdhetare dhe mortalitetit te një numër më i madh se 5 mijë njerëzish mbi 65 vjeç. Në fund rezultoi se dieta mesdhetare është e efektshme në reduktimin e rrezikut të vdekjes në popullatën e përgjithshme.

 Të dhënat tregojnë qartë se një tryezë tradicionale e dietës mesdhetare, e pasur me peshk, fruta, perime, vaj ulliri, drithëra, mish, produkte të qumësht dhe konsum të moderuar të verës gjatë ngrënies shoqërohet me një ulje mesatare të konsiderueshme prej 25% të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet, me përfitime veçanërisht në shëndetin e trurit dhe zemrës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat