23 nëntori në histori

Dokumentare

23 nëntori në histori

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 07:43
Foto arkiv

534 pes - Sipas disa burimeve të lashta greke, përfshi Aristotelin, Thespis nga Icaria (Dionisi i sotëm, Greqi) bëhet aktori i parë që luan në skenë. Në burime të tjera, thuhet se ai ishte i pari aktor kryesor, përveç korit. Thespis ishte këngëtar rapsod që shoqërohej nga kori me fjalë ose tingull zëri (iso). Duke përfituar nga suksesi, Thespis bëhet gjithashtu aktori i parë i shfaqjeve në turne.

1174 - Salahudini (Saladini) hyn në Damask, duke e përfshirë qytetin në zotërimet e veta. Saladini ishte sulltani i parë i Egjiptit dhe Sirisë; themeluesi i dinastisë Ayubid.

1644 - Poeti anlgez John Milton boton pamfletin “Areopagitica” - trakt në prozë kundër censurën dhe lejes për të botuar. Historikisht, “Areopagitica” është mbrojtja filozofike më me ndikim dhe më e zjarrta e parimit të së drejtës për lirinë e fjalës dhe të shprehjes.

1924 - Edwin Hubble shpall zbulimin e tij shkencor, duke thënë se Andromeda nuk është një mjegullnajë brenda galaktikës sonë, siç besohej deri atëherë, por është në fakt një tjetër galaktikë, Rruga e Qumështit, dhe kjo është vetëm një prej shumë galaktikave të tilla në gjithësi.

1936 - Revista amerikane LIFE rilind si revistë fotografike dhe gëzon sukses të menjëhershëm. Shqiptaro-amerikani Gjon Mili, punoi si fotograf për revistën LIFE nga viti 1938 deri më 1984, dhe u shqua për serinë e fotove sipas sekuencave të lëvizjes në film.

1940 - Lufta e Dytë Botërore: Rumania bëhet nënshkruese e Paktit Tripalësh, (Gjermani, Itali, Japoni) duke iu bashkuar zyrtarisht fuqive të Boshtit.

1959 - General Charles de Gol, president i Francës, mban një fjalim në Strasburg duke shpallur vizionin e tij për një "Europë nga Atlantiku në Urale".

1980 - Seria e dridhjeve të tokës në Itali lë të vdekur 4900 persona dhe plagos 8934 të tjerë.

2006 - Në Londër vdiq Owen Pearson, studiues kulturash latine, greke, evropiano lindore; prej viteve 1930 tepër i përkushtuar në historinë shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat