Çfarë ka ndodhur më 19 janar?

Dokumentare

Çfarë ka ndodhur më 19 janar?

Më: 19 janar 2017 Në ora: 07:42
Qyteti Mirandola,që ra në duart e francezëve

1511 - Mirandola, qytet – fortesë bie në duart e francezëve. Për katër shekuj ky qytet (në Modena, Itali) ishte principatë e pavarur, pronë e familjes Pico, anëtari më i shquar i së cilës ishte dijetar Giovanni Pico della Mirandola (1463-1494). Giovanni u bë i famshëm kur në moshën 23 vjeçare, paraqiti mbrojtjen e 900 tezave mbi fenë, filozofinë, filozofinë natyrore dhe magjinë, të cilat i përmblodhi në oratorinë e tij “Dinjiteti i Njeriut”. Ky libër është quajtur “Manifesti i Rilindjes” dhe teksti kyç i rrymës filozofike të “reformimit hermetik”.

1793 - Mbreti Louis XVI i Francës dënohet me vdekje për tradhti dhe krime kundër shtetit. Ai dhe familja e tij u kapën ndërsa po i afroheshin kufirit gjerman për t’i shpëtuar revolucionit. Louis u arrestua zyrtarisht tre ditë pasi Franca u shpall republikë. Më 21 janar 1793 Louis XVI u ekzekutua me giotinë në Paris, ku turma e mbledhur e përshëndeti vdekjen e tij si fillimin e një epoke të mirë, që në fakt u bë fillimi i një epoke terrori.

1903 - Shpallet një garë e re me biçikleta e quajtur “Tour de France”, që lindi kur pronari i një gazete sportive në Paris doli me idenë për të organizuar një garë me biçikleta për të festuar shpalljen e pafajësisë së Alfred Deyfus, oficer i ushtrisë që ishte dënuar gabimisht për tradhti. “Tour de France” vazhdon, dhe po në këtë date, më 2013 – çiklisti amerikan Lance Armstrong pranoi se kishte përdorur doping në të shtatë garat fituese të Tour de Francë.

1922 - Një firmë për kërkime gjeologjike shpall se burimet e naftës së SHBA-së do të shterojnë në 20 vjet. Sot, ekspertët mendojnë se Shtetet e Bashkuara pritet t’ia kalojnë Arabisë Saudite si prodhuesi më i madh të naftës në botë.

1977 - Florida – Dëbora bie në Miami, për të vetmen herë në historinë e këtij qyteti – po atë ditë dhe vit borë ra edhe në Bahamas.

1981 - SHBA dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje për lirimin e 52 pengjeve amerikane që mbaheshin në Teheran.

1983 - Klaus Barbie, shefi i policisë sekrete naziste, SS, në Lyon – Francë, u arrestua në Bolivi. Ai njihej si “Kasapi i Lionit ” për torturimin personalisht të të burgosurve të Gestapos në Lion. Pas luftës, shërbimet e kundërzbulimit amerikan e përdorën atë kundër lëvizjeve marksiste në Amerikën e Jugut. Shërbimi informativ gjermano -perëndimor e rekrutoi Klausin për të  ndihmuar CIA-n në kapjen e revolucionarit argjentinas Che Guevara në vitin 1967. Pastaj Klaus Barbie shkoi në Bolivi ku mendohet si orkestroi grusht-shtetin që solli në pushtet diktatorin Luis García Meza Tejada në vitin 1980. Pas rënies së diktaturës, Barbie humbi mbrojtjen e qeverisë boliviane dhe në vitin 1983 u ekstradua në Francë, ku u dënua për krime luftës dhe vdiq në burg.

1984 - Kalifornia Gjykata e Lartë refuzon tetraplegjiken Elizabeth Bouvia, e cila kërkonte t’i mohohej ushqimi deri sa të vdiste në një spital publik. Pas vendimit të gjykatës, Bouvia ( lindur në 1958) dhe e paralizuar tha se dëshiron të jetojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat