Piktura e Lepenices e mijëvjecarit te 3 p.e.s si e zbuloi mesuesi i fshatit?

Dokumentare

Piktura e Lepenices e mijëvjecarit te 3 p.e.s si e zbuloi mesuesi i fshatit?

Nga: Gëzim LLOJDIA Më: 25 tetor 2018 Në ora: 14:02
Piktura e Lepenices

1. Lugina e lumit të Vlorës,ruan në brendi të vet thesare të pashpallura ,që janë “thinjur “nga ciklet e gjatë të stinëve në:” muzgje të kohërave”. Katundet e shtrirë në të dy anët e lumit Shushicë e vetmja dege e Vjosës me rrjedhjen e poshtme, përshkon pjesën më të madhe të gjatësisë lindore të Vlorës afro 80 km. Gjurma e thellë e qytetërimit të lashtë të kësaj lugine ka hapur një “brazdë të thellë”,ndonëse ndodhet në fillesë të saj. Përpara ardhjes së parë të arkeologëve në këtë luginë “mulliri i kohës” kishte gdhendur më tepër bestini, se sa realitete duke fshehur në tokën e sajë të sertë,shkëmbore,aty ku guri gjendet në “shtëpinë e vet”,diamantet e qytetërimit të saj,historinë e shkruar dhe gjurmët që kanë lënë qytetërimet. Në rrjedhën e kësaj lugine gjenden disa qyteza ilire që kanë njohur qytetërime madje kanë pasur zhvillime të fuqishme siç është kryeqendra Amantia në Plocën e sotme,kodra në formë koni nën këmbët e malit të Kudhësit,Cerja,Olympja ose Mavrova e sotme,shpella e Velcës.

Në mes të rrugës Vlorë -Kuç me gjatësi rreth 70 km është një katund i vogël përmbi bregun e Shushicës, që thirret Lepenicë. Piktura e Lepenicës e njohur nga banorët vendas si :”Shpella e shkruar e Lepenicës” gjendet larg rrugës në një sipërfaqe mali,. Aktualisht një biznesmen vendas ka rregulluar një copë udhë që të shpie drejt objektit prehistorik. 5 vjet më parë me Prof Muzafer Korkuti, shkuam në shkollën e mesme të bashkuar Hamdi Rrapi të fshatit Gjormë, për të sensibilizuar banorët vendas, për të mos e dëmtuar më tej objektin nga zjarret e çobanëve apo prishjen e figurave në muret e shpellës. Prof M.Kërkuti më rrëfeu se si u zbulua vitin e largët 1971,piktura e rrallë prehistorike dhe se informacionin për pikturën e Lepenicës e kishte dhënë Safet Zahaj, nga fshati Brataj i Vlores.

Në letrën,që ai i drejtuar Institutit te Shkencave në vitin 1971,ai shkruante se në malin Brataj-Lepenice ndodhet një shpellë që quhet "Shpella e Shkruar". Letrën e shoqëronte me një skice" shumë të saktë me vizatimet, që ai kishte parë në tavanin e shpellës. Këtë konstatim Institut e mori në shqyrtim. Dhe në pranverën e vitit 1972,Prof M.Kërkuti i shoqëruar nga drejtori i shkollës së Lepenicës, mori rrugën këmbësore, që të çonte tek "Shpella e Shkruar" ,pra rrugën e malit . Pasi udhëtoi mbi tre ore rrugë malore arkeologu M,Kërkuti arriti tek shpella, që në fakt ishte një strehë shkëmbi, që i ngjante një kapele gjigante. Prof.Dr akademik Muzafer Korkuti e quan :”Piktura e Lepenicës:”dhe vendasit :”Shpella e Shkruar e Lepenicës”.Piktura gjenden brenda shpellës në tavanin e saj. Vendasit identifikojnë shpellën me pikturën në tavanin e saj njëkohshëm si streha e banorëve ,ndërsa studiuesi merret me pikturën në brendi të ngrehinës prej shkëmbi dhe kryesisht në tavanin e saj.

2. Prof.Dr Muzafer Korkuti:”Piktura prehistorike shkëmbore e Lepen­icës gjendet në shpatin e malit homonim të rrethit të Vlorës, në territorin e Shqipërisë Jugore. Ujërat e malit të Lepenicës derdhen në lumin e Shushicës, është një nga degët kryesore të lumit të Vjosë në rrjedhjen e tij të poshtme .Lugina e Shushicës është e ngushtë dhe ku­fizohet në të dy anët me male të lartë. Ajo shtrihet gati tërësisht në brezin e makies mesdhetare e cila ngjitet deri në lartësinë 900 m .Lugina, nga pikëpamja arkeologjike, është ende e pa studiuar në mënyrë të mjaftueshme. Në vitet 30 të shek. XX u bënë kërkime në shpellat pre historike të Velçës.

Nga sa mund të gjykojmë nga njoftimet paraprake që janë dhënë, nga disa materiale që ruhen në muzeun historik të Vlorë dhe nga fragmente, që kemi patur mundësi t'i mbledhim mbi sipërfaqen e vendbanimit shpel­lor, kultura e Velçës i takon neolitit të vonë e lidhet në kohë me kulturën Maliq .Epoka e bronzit dhe ajo e hekurit, në luginën e Shushicës, janë të njohura nga zbulimet e bëra në tumat e Vajzës, lënda arkeologjike e të cilave ka tipare të qarta të kulturës ilire (Prendi, 1957). Edhe gjatë periudhës qytetare e më pas kjo luginë ka qenë banuar pandërprere. Qyteza e Mavrovës (Olympe), kalaja e Cerjes dhe qyteti i rëndësishëm ilir i Amantias janë dëshmi të zhvillimit dhe të nivelit të lartë, që arriti kultura qytetare ilire në këtë zonë.

3. Duke vijuar më tej argumentin prof M,Kërkuti :”Piktura e Lepenices është realizuar ne tavanin e një strehe shpelle e cila ndodhet në shpatin verilindor të malit të Lepenicës, në rrethin e Vlorës, në një lartësi rreth 800 m mbi nivelin e detit. Për të mbërritur tek piktura, ose si e quajnë vendasit, tek "Shpella e Shkruar", duhet të marrësh rrugën automobilistike Vlore-Kuç e pasi të ndalesh në fshatin Lepenicë, për të arritur tek "Shpella e Shkruar", nga ku mund të zotërosh me shikim tërë luginën e mesme të lumit të Shushicës. Streha e Shpellës është e vogël.

Një pjesë e mirë e tavanit të saj ka formën e një pllake të sheshtë me pozicion horizontal, sipërfaqe kjo e përshtatshme për paraqitjen grafike të figurave, ndaj në këto pjesë të strehës janë vizatuar pjesa më e madhe e figu­rave. Në anën lindore pllaka ka një pjese të ngritur në formën e një kornize vertikale, ku janë vizatuar figurat e tjera. Tavani i strehës gjendet në lartësinë 3.5 m nga rrëza e shkëmbi formon një shkallë të lartë në formën e një sheshi të vogël, nga ku e gjithë pik­tura shikohet nga afër e preket lirisht me dorë. Ky pod duhet të ketë shërbyer si vend nga ku njerëzit prehistorike e kanë vizatuar.

4. Si e përshkruan objektin studiuesi Prof M.Kërkuti:Piktura shkëmbore e Lepenices përbëhet nga 19 figura antropomorfe dhe 8 figura gjeometrike të shrregullta . Figurat janë vendosur ne dv plane.Në plan vertikal,në fushën që formon korni­za, janë vendosur katër figura antropomorfe kurse në plan horizontal janë vizatuar të gjitha figurat e tjera. Grupi i parë i figurave është vendosur në plan vertikal. Ato janë të realizuara më mirë grafikisht dhe në fakt përfaqësojnë modelet më të mira të figurave antopomorfe. Me sa duket ka ndikuar dhe pozicioni me i përshtatshëm për vizatim. Format e figurave njerëzore të bëra me vija të trasha ndryshojnë midis tyre nga pozicioni i trupit e nga mënyra e paraqitjes grafike të gjymtyrëve.

Trupi është paraqitur me një vijë të trashë e të shkurtër. Edhe qafa me kokën janë dhënë nga një zgjatim i linjës së trupit. Krahët, pasi shtrihen anash, mbyllen pjesërisht, e, në ndonjë rast, plotësisht në mes.Këmbët janë paraqitur në të njëjtën mënyrë si edhe duart. Në hapësirat, që krijohen midis katër gjymtyrë të tyreve është vizatuar nga një pikë, në një anë të kokës, nuk kanë pika. Gjatësia e figurave është 15-18 cm. Në planin horizontal janë vizatuar 15 figura antropomorfe, të cilat në pikëpamje grafike kanë përgjithësisht të njëjtën zgjidhje dhe janë shpërndarë pa ndonjë rregull në gjithë sipërfaqen. Figurat të vendosura pak a shumë në një radhe, me një zhvendosje të lehtë të figurës duket se formojnë grupin e dytë. Dy figurat anësore janë të realizuara mjaft mirë, veçanërisht ë e cila ka edhe përmasat më të mëdha 18 x 13 cm,kurse dy figurat e mesit ndryshojnë.

Figura (ruan linjat kryesore si të gjithë figurat e tjera, por nuk është e përfunduar e ruhet në gjendje jo të mirë. Figura që i ngjan më shumë një shigjetë ndryshon gjitha figurat e tjera për paraqitjen në formë trekëndëshi të pjesës së sipërme të trupit. Figurat (16,7), në ndryshim nga të gjitha figurat nuk kanë pika në hapësirat që krijohen midis gjymtyrëve. Figura 15-18 nuk kanë pika në anë të kokës. Figura 10-12 për nga zgjidhja grafike e vendosja pranë njëra tjetrës duket se formojnë një grup tjetër. Ndryshe nga të gjitha figurat tjera duart dhe këmbët në pjesën poshtme mbyllen plotësisht duke formuar rrathë eliptikë të vegjël,jo fort të rregullt,me pikë në mes. Këto tre figura kanë pika edhe në dy anët e kokës .Midis tyre figura i ka krahët e këmbët e bashkuara e mbaron me një zgjatim në formë bishti. Grupin e katërtë e formojnë 5 figura antropomorfe të cilat janë vendosur afër njëra-tjetrës dhe kanë pak a shumë të njëjtin orientim.

Gjymtyrët i kanë të gjitha të hapura,kanë pika në hapësirat që ato krijojnë dhe tri prej tyre kanë pika edhe në të dy anët e kokës. Në tërësi ato janë të vizatuara mirë. Figurat e tjera të cilat qëndrojnë të veçuara grafikisht janë realizuar dobët. Figura (tabI 9) ka të vizatuar mirë kokën dhe duart,kurse pjesën poshtme të trupit dhe këmbëve i ka mjaftë të deformuara,po ashtu edhe figura 18 megjithëse ruan tiparet e përgjithshme është mjaftë e deformuar .Pikturës prehistorike të Lepenicës i takojnë edhe 8 figura të shrregullta gjeometrike të vendosu­ra afërsisht në katër qoshe, duke kufizuar të gjitha figurat antropomorfe (Fig.12). Figurat gjeometrike (Tab.I, 22-24) kane formën e katërkëndëshave të rregullt dhe nga vija që ndërpresin për së gjati e për se gjeri figurën janë formuar katërkëndëshe ose katrore te vegjël, të cilët kanë të gjithë në mes nga një pikë. Figura gjeometrike (Tab.I, 25) ka formën e një katërkëndëshi me brinje jo të drejta që formohen nga dy vija.

Të trembëdhjetë të ndarat që krijohen në fushën e figurës kanë madhësi e forma të ndry­shme dhe si zakonisht, në mes kanë nga një pikë. Përdorimi i shpeshtë i saj, si në pikturën e Lepen­icës, të Rubikut, të Tsogarit, të Valcamonicas e të shumë piktura të artit shkëmbor është interpretuar si burim i jetës. Figurat gjeometrike (tab.I 20, 21, 27) kanë formë të shrregullta, forma të tilla kanë edhe të ndarat e brendshme që kanë në mes nga një pikë. Nga ky- rregull për të gjitha figurat, bën përjashtim figura (tab.I 21), në të ndarat e brendshme të së cilës ka nga një, dy deri në pesë pika. Vizat që rrethojnë figurat gjeometrike janë të gjera e herë herë. Gjatësia e figurave gjeometrike e ndryshme, ajo lëviz nga 12 cm, që është fig­ura më e vogël, në 32 cm, që është gjatësia e figurës së madhe. Vendin qëndror në pikturën e Lepenices e zënë figurat antropomorfe të paraqitura në mënyrë skematike.

Trupi edhe koka është bërë nga një vijë e trashë, gjymtyrët nga dy vija horizontale me të kthyera poshtë, ose të mbyllura plotësisht. Figurat antropomorfe ruajnë një drejtim të vendosjes së kokës me orientim jugperëndimi e perëndimi. Figurat janë vendosur në një plan e mbushin gati gjithë sipërfaqen e për pikturim të tavanit të strehës se duke zënë një sipërfaqe të përgjithshme 1.40 m.Të nisur nga disa veçori stilistike në disa grupe figurat njerëzore, të cilat kanë midis tyre një unitet e lidhje me të ngushtë si në paraqitjen grafike, ashtu edhe në vendosjen pranë njëra-tjetrës. Këto grupëzime të bëra, më shumë për të paraqitur me hollësi përmbajtjen e pikturës, nuk e prishin dhe as e cenojnë kompozimin tërësor të saj.

Kompozimi i figurave të njerëzve së bash­ku me figurat gjeometrike, të cilat qëndrojnë në të katër qoshet e pikturës, nuk është pa lidhje e pa një domethënie. Ne e kemi të vështirë, të gjejmë se çka dashur të shprehë me këtë autori anonim, sa kohë që vetë figurat gjeometrike janë tepër abstrak­te dhe është shumë vështirë të lexosh e të kuptosh se ç’përfaqësojnë ato. Midis shumë supozimeve, mund të mendohet se kuadratet me pikat në mes kanë të bëjnë me ekonominë, me burimet kryesore të jetesës e të riprodhimit të tyre. Pavarësisht nga këto supozime, një gjë është e qartë, në qendër të pikturës është figura e njeriut, së cilës i është kush­tuar kjo vepër monumentale për kohën e vet.

Të gjitha figurat janë të pikturuara me vija të gjera sa trashësia e gishtit, me bojë minerale në ngjyre kafe, e cila përgjithësisht është ruajtur mirë. Nga pikëpamja grafike, jo të gjitha figurat janë reali­zuar me të njëjtën cilësi. Ka figura që, ndonëse me linja të thjeshta e në mënyrë skematike, japin qartë e bukur figurën e stilizuar të njeriut (Tab.I 3,4,8). Po midis tyre ka figura më të dobëta, të bëra me vija jo të rregullta, e, në ndonjë rast, të papërfunduara. Po kështu, edhe midis figurave gjeometrike vërehen diferenca në heqjen e vijave dhe në kombinimet e tyre. Piktura e Lepenices në tërësinë e tipareve, që karakterizojnë në zgjidhjen grafike, kompozimin e figurave,në realizimet e tyre dhe në mjetet e përdorura dëshmon se ajo teknikisht e stilikisht përbën një unitet dhe se është krijim që i takon një kohe të vetme,në të nuk mund të dallojmë periudha të ndryshme kohore. Po cilës epokë i takon ajo?

Datimi i figurave prehistorike,përgjithësisht ka vështirësitë ,aq më tepër, kur ato nuk lidhen drejtpërdrejtë me objektet e kulturës materiale dhe janë të veçuara e larg realizimeve të tjera të artit shkëmbor . Megjithatë kemi një tog elementësh e të dhënash të cilat qoftë edhe tërthorazi na lehtësojnë mjaftë në datimin e tyre. Në pikëpamje të paraqitjes grafike nga mënyra se si janë vizatuar figurat e njerëzve nga mënyra e vendosjes së gjymtyrëve,piktura e Lepenicës ka mjaftë elementë të përbashkët e pika takimi me pikturën shkëmbore të se Zlijebit afër Vishegradit në Bosnje,e cila sipas studiuesve është datuar në epokën enolitike.

5. Lidhur me datimin e pikturës se Lepen­ices, nuk mund të lemë pa marrë në konsiderate të dhënat arkeologjike që vijnë nga zbulimet e bëra në këtë zonë. Kultura e neolitit të vonë të Velcës, që i takon mijëvjeçarit III p.e.re, karakterizohet para se gjithash nga një qeramike e pikturuar e cilësisë së larte, traditë e cila, në një mënyrë ose në një tjetër, duhet të ketë ndikuar qoftë në kohën e vet, qoftë edhe në traditën e mëvonshme të banoreve të epokës së bronzit (d.m.th. të mijëvjeçarit II p.e.re), kulturën materiale të cilëve e gjejmë në tumat e Vajzës .Afërsitë stilistike që ka piktura jonë me ato to zbuluara në Verdi Rock, në Valtellina, në Porto Ba­discos, si edhe atë të Zhlijebi, gjithashtu edhe afërsia territoriale e saj me Velcën e Vajzën nga ana tjetër, janë tregues të rëndësishëm, që na japin të drejtën të shprehemi se piktura e Lepenices është një krijim i rrallë i artit të vonë prehistorik, që duhet të jetë bërë gjatë neolitit të vonë dhe eneolitit, d.m.th, gjatë mijëvjeçarit të III p.e.re.

Piktura e Lepenicës veçohet nga të gjitha pikturat e tjera të Shqipërisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor për karakterin kompleks e monumen­tal. Leximi i saj shtron probleme të rëndësishme ­të organizimit shoqëror të bashkësisë së kohës. Fjala vjen, vendasja e figurave antropomorfe (Figura 4-5) bashkë, ndofta ka të bëjë me organin e gjinisë matriarkale. Po fakti që 10 figura antropomorfe kanë nga dy pika në anë të kokës dhe tjetra nuk kanë pika, a mos është tregues i përkatësisë gjinore. Gjithashtu, numri i shumtë i ndarjeve i figurave gjeometrike,i shoqëruar me numrin e ndryshëm të pikave brenda tyre mos ka të bëjë me konceptin e numërimit me llogaritje të gjërave, mos është një mënyrë e llogaritjes së mallit të bagëtisë a zotërimit të pasurive natyrore nga njëri apo tjetri grup njerëzish.

Natyrisht gjuha grafike e krijuesve të saj,kërkon të lexohet e të interpretohet më tej sidomos edhe nga psiko analistët,të cilët në dhjetëvjeçarin e fundit kanë dhënë një ndihmesë të vyer në leximin e veprave të artit shkëmbor. Piktura e Lepenicës,në të gjitha tiparet,që e karakterizojnë bën pjesë në grupin e pikturave shkëmbore post-paleolitike. Siç çdo krijim i artit prehistorik,ajo nuk është paraqitje e thjeshtë e sendeve por një përgjithësim i një "ideje" të rëndësishme që lidhej me besimet në veprimtarinë parësore në jetën e banoreve. Ndaj piktura e Lepenicës me mënyrën origjinale të paraqitjes së figurave të njerëzve te figurave gjeometrike, ka një bazë konceptimi sajën. Si e tillë, piktura e Lepënicës është e lidhur me një stad të caktuar të zhvillimit të artit prehistorik, përfytyrimin abstrakt të të cilit e ka pikturuar e fiksuar në mënyrë monumentale,për të mbritur deri në ditët tona. Pikërisht këtu qëndron edhe vlera si një krijim i rrallë i artit neolitik,që me programet e tij, me mjetet e mënyrën e vet,ka paraqitur një "mesazh" të banoreve te kohës.

6. Profesor Ramadan Sokoli “Përtej 16 shekujve”sjell si fillim këtë përshkrim të kësaj shpelle prehistorike në një varg studimi edhe për disa shpella të kësaj natyre në rrethe të ndryshme. Në rrethin e Vlorës, në shpatin verilindor të malit të Lepenicës, rreth 800 m lart mbi nivelin e detit, kemi një tjetër vizatim shkëmbor parahistorik të zbatuar në strehën e një zgavre. Ky vizatim përbëhet nga 27 figura, syresh janë antropomorfe, të stilizuara në stilin filimorf. Këto figura janë vendosur në një plan që zë një hapësirë prej 1.40 m dhe 2,40 m. Kompozimi i tyre duket si në rrëmujë. Ndonëse nuk u mungon një fare ftillimi. Përveç siluetave antropomorfe, në këtë vizatim vërehen disa motive gjeometrike, ca syresh në trajtë katërkëndëshe të ndara në vija paralele e ca të tjerë në trajtë të parregullt.

Figurat e njerëzve janë trajtuar fare thjesht, në përmasa që lëvizin nga 12 cm deri në 18 cm, me nga një vizë pingule të trashë për trungun e tyre e më nga një pikël te theksuar në majë per kokën, ndërsa gjymtyrët, d.m.th, krahët dhe këmbët e tyre janë vizatuar me kryqëzimin e dy vijave të lakuara poshtë. Në mesin e hapësirës së gjymtyrëve shquhen pikla të theksuara, te cilat, mesa duket, përfaqësojnë gjininë e figurave, d.m.th. organeve te tyre gjenitale. Tërë vizatimi i lartpërmendur zë një hapësirë prej 2.40 m gjatësi me 1.40 m gjerësi. Duke trajtuar lidhjet e këtyre banesave prehistorike me mitet dhe kultet Prof R. Sokoli shprehet: Trajtim të posaçëm meriton lidhja e disa shpellave me mitet apo kultet e lashta.

Disa zgavra malore apo shpella u kanë shërbyer ithtarëve të gurëve (Litolatria) për veprime kulti, jo vetëm gjatë kohëve parahistorike, por edhe më vonë, d.m.th gjatë mesjetës, madje edhe më këndej. la vlen të përmendet një njoftim i Herodotit, sipas të cilit gjashtë shekuj para erës sonë vendasit e Luginës së Vjosës strehonin tufa dhensh në shpellat malore të Labërisë. Tufa të tilla dhensh, përkushtuar kultit të diellit kishte asokohe sidomos në rrethin e Vlorës. Tani, nuk dihet se përse pikërisht streha e zgavrës malore e Lepenicës ka qenë zgjedhur për një vizatim të tillë nga barinjtë (ndoshta) endacakë apo gjysme endacakë, që veronin nëpër stanet malore bashkë me bagëtitë në kërkim të kullotave. Vizatimi në këtë shpellë dhe qëllimi i tij për R.Sokolin është:Vizatimi parahistorik në strehën e zgavrës malore të Lepenicës, (siç u tha më lart) ndryshon shumë nga vizatimi shkëmbor i Shpellës së Trenit.

Në këtë të fundit pasqyrohet një nga pamjet e jetës së dikurshme të vendit përmes disa cilësive "tregimtare', pra një skenë gjuetie kolektive në të cilën figurat e njerëzve dhe të kafshëve të skematizuara nuk janë sajime të fantazisë, por kanë një farë vërtetësie, kanë vëllimet përkatëse si dhe një farë lëvizjeje dinamike ku nuk mungon ndijimi i hapësirës, kurse në vizatimin tjetër paraqitet një grumbull siluetash në stil filimor të kompozuara si në rrëmujë, ndonëse as këtyre nuk u mungon një farë ftillimi, sidomos përsa i përket qëndrimit stereotip të figurave çka të kujton një të valltarëve popullorë. Nga përsëritja a ritmike e figurave antropomorfe në të njëjtin qëndrìm krijohet përshtypja se kemi të bëjmë me pasqyrimin e ndonjë vallëzimi ritualistik. Vetëkuptohet se skena të tilla nuk janë vizatuar kot me kot e pa ndonjë qëllim. Po vallë çfarë qëllimi do të kenë pasur njerëzit parahistorikë të këtyre vizatimeve?

Për të shprehur përfytyrimin e tyre, apo për t'u kumtuar të tjerëve një mendim, një porosi, një mesazh etj? Apo kishin qëllim thjesht argëtues e zbukurues? Këtyre pikëpyetjeve nuk është e lehtë t'u përgjigjesh prerazi. Lidhur me qëllimin e vizatimeve parahistorike në përgjithësi janë shprehur pikëpamje të ndryshme. Duke bërë deshifrimin e figurave të kësaj shpelle Sokoli thotë:Në vizatimin parahistorik te strehës së zgavrës malore të Lepenicës, përveç figurave antropomorfe, vërehen disa figura gjeometrike. Ca në trajta katrore e ca në trajta,të çrregullta, te cilat nuk dihet ende se çfarë nënkuptojnë. Është shprehur mendimi se ndoshta mund të jenë elementë "dekorativë" me një fare vështrimi simbolik ose mund te jenë pasqyrime tipologjike, në të dy vizatimet e lartpërmendura vërehet një mendësi dhe mënyrë shprehjesh figurative shumë parake. Këso shprehjesh u shëmbëllejnë metaforave enigmatike.

Lidhur me disa motive të vizatuara në strehën e zgavrës malore të Lepenicës lind pyetja: Vallë a mos kemi të bëjmë me një farë ideogrami? Për të zbërthyer këtë "rebus" na vjen në ndihmë vetë emërtimi përkatës "shpella e shkruar" siç e quan populli. Pra, ndoshta jemi në prani të bulëzave të ndonjë sistemi shkrimor piktografik shumë të hershëm. Dihet se sistemi shkrímor alfabetik për të arritur në gjendjen e tanishme ka kaluar nëpër disa etapa të ndryshme. Dihet gjithashtu, se piktografia, dmth. paraqitja e disa shenjave simbolike nëpërmjet gërricjeve në sipërfaqe të shkëmbinjve, ka zënë fill në epokën e gurit. Në fazën e parë të kësaj dukurie, renditet e ashtuquajtura etapë "memonike" që ua ndihmonte kujtesën njerëzve nëpërmjet disa shenjave simbolike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat