Receta elektronike në Tiranë, nis trajnimi i mjekëve

Durrësi

Receta elektronike në Tiranë, nis trajnimi i mjekëve

Më: 16 janar 2017 Në ora: 13:46
Projekti i Recetës Elektronike

Pas implementimit me sukses të fazës pilot të Projektit të Recetës Elektronike në qytetin e Durrësit, ka nisur shtrirja e tij edhe në Tiranë, për të vijuar më pas në të gjithë Shqipërinë.

Nga dita e hënë, (datë 9 janar 2017) deri ditën e shtunë (datë 14 janar 2017), në mjediset e Shkollës së Administratës Publike u zhvilluan trajnimet me 317 mjekë të familjes së Kujdesit Shëndetësor Parësor të Tiranës për recetën elektronike.

Duke filluar nga data 1 shkurt 2017, mjekët në Qendrat Shëndetësore të Tiranës, nuk do të përdorin më recetën letër për barnat e rimbursueshme, por vetëm atë elektronike.

Faza e dytë e trajnimeve do të vijojë në vendet e punës në Qendrat Shëndetësore deri në fund të muajit janar. Këto trajnime janë të akredituara nga QKEV-ja, kredite këto që përfitohen pa pagesë. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, aplikimi i recetës do të rrisë transparencën, nëpërmjet monitorimit kompjuterik të problematikave të shëndetit publik e të profesionalizmit të shërbimit të mjekut të familjes dhe rritjes së cilësisë së edukimit në vazhdim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat