Gjatë javës të dytë të këtij shtatori, në Konferencën rajonale të Durrësit, të organizuar nga Asociacioni ndërkombëtar për menaxhimin e qyteteve/regjioneve (ICMA), morën pjesë edhe Presheva dhe Bujanoci, anëtare të Rrjetit të qyteteve dhe komunave të forta (Strong Cities).
Në këtë konferencën rajonale kundër ekstremizmit, morën pjesë përfaqësuesit e rreth 60 qyteteve dhe komunave të Ballkanit perëndimor, organizata dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare.
Preshevën dhe Bujanocin, në këtë konferencë me karakter ndërkombëtarë e përfaqësuan kryetarët: Ardita Sinani dhe Shaip Kamberi, të cilët kanë marrë edhe në konferenca të tjera të kësaj natyre, të zhvilluara në Danimarkë dhe Ulqin.
Vlen të theksohet se Konferencën nga afër e ndoqi përfaqësuesi i Departamentit amerikan të shtetit, Michael Duffin, pastaj përfaqësuesi i Misionit të OSBE-së nga Shqipëria dhe Serbia, si dhe përfaqësues të ambasadave të ndryshme dhe organizatave aktive në luftën kundër ekstremizmit.