Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Romanat të Durrësit, ku tre fëmijë kanë mbetur të vdekur pasi janë djegur në banesë.
Fëmijët kanë qenë vetëm në shtëpi, pasi nëna e tyre, kishte shkuar për të marrë dy vajzat nga shkolla.
Ajo i ka lënë tre fëmijët të mbyllur në një dhomë, e cila ishte e izoluar me dritare me hekur. Nga të dhënat e para mësohet se zjarri është shkaktuar nga vetë fëmijët, pasi kanë qenë duke luajtur me shkrepëse.
Zjarri në fillim ka rënë në kolltukun e dhomës, e më pas ka përfshirë të gjithë shtëpinë, duke bërë që fëmijët të mbesin të vdekur nga asfiksia.
Tre fëmijët e Gëzim Gonçit kishin lindur në Itali, ndërsa mësohet se ata kishin probleme me zemrën. Edhe pse fqinjët kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ata nuk kanë mundur që t’i ndihmojnë pasi dera ishte e mbyllur dhe dritarja me hekura.
Në vendi e ngjarjes, ndodhet grupi hetimor, ku ka nisur punën për zbardhjen e plotë të tragjedisë së ndodhur në Durrës.