Skandali në Durrës, edukatorja mbyll fëmijët me orë të tëra dhe largohet nga kopshti

Durrësi

Skandali në Durrës, edukatorja mbyll fëmijët me orë të tëra dhe largohet nga kopshti

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 16:47
Ilustrim

Një edukatore në një kopësht privat në qytetin e Durrësit ka mbyllur fëmijët dhe është larguar për disa orë.

Sipas gazetares së “Aldo Morning Show”, edukatorja e kishte kthyer në praktikë këtë veprim, pasi çdo ditë i mbyllte fëmijët nga 2-3 orë dhe largohej.

Kanë qenë fëmijët ata që i kanë treguar prindërve se qëndronin vetëm dhe më pas prindërit kanë kërkuar që të vërtetohej përmes kamerave. Nga kamerat e sigurisë është parë se edukatorja largohej dhe linte vetëm çdo ditë fëmijët e moshës deri në 5 vjeç.

“Një edukatore në një kopsht privat mbyllte fëëmijët dhe largohej për disa orë. Kanë qenë fëmijët që kanë raportuar tek prindërit dhe më pas prindërit i kanë thënë pronarit i cili e ka vërtetuar përmes kamerave. Edukatorja mbyllte fëmijët dhe largohej çdo ditë nga 2-3 orë. Pas denoncimit të prindërve, edukatorja është shkarkuar nga puna”, raporton gazetarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat