Një 41-vjeçar u arrestua nga Policia e Durrësit pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Skena e dhunës ka ndodhur në prezencë të vajzës së mitur të autorit, 13-vjeçare.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan Bledar I. 41 vjeç, banues në Durrës.
Islami, në banesë ka ushtruar dhune fizike ndaj babait të tij, L.I. 66 vjeç.
Ai do të hetohet pranë Prokurorisë së Durrësit për veprën penale" Dhunë në familje".