“Krerët e antikontrabandës bëjnë kontrabandë cigaresh në Durrës, kanë vjedhur 5 mln euro”

Durrësi

“Krerët e antikontrabandës bëjnë kontrabandë cigaresh në Durrës, kanë vjedhur 5 mln euro”

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 17:33
Dogana ne Durres

Një punonjës i doganë në Durrës ka denoncuar zyrtarët e tij, të cilët për ironi të fatit bëjnë të kundërtën e asaj që cilëson vendi dhe titulli i tyre i punës... antikontrabandistët dhe hetuesit bëjnë vetë kontrabandë.

Denoncimi i bërë publik nga ish kryeministri Sali Berisha, thekson se prej 3 muajsh në doganë kanë ardhur 5 kontenierë me cigare pa pullë fiskale, të cilat do të kalohen pa rënë në sy pa doganë. “Asnjërit nuk po ja mban deri më tani” shkruan denoncuesi, sepse bëhet fjalë për 5 milion euro evazion fiskal.

Ja si po i vjedhin zyrtaret 5 milione dollare ne doganen e Durresit!

Lexoni mesazhin i doganierit dixhital! Sb

“Mirdita Dr,jam doganier ne Durres

Prej mese 3 muajsh ne portin e Durrsit kane ardhur 5 konteniere me cigare pa pulle fiskale. 

Keto erdhen ne periudhen e zgjedhjeve me porosi te burrit te Drejtoreshes, Bedis dhe Androkliut. 

Per ti kaluar do ti kalonte klani i tyre ne dogana Drejtori i Antikontrabandes z.Prifti me ate te Hetimit z.Brahja ne piken e konteniereve ku eshte pergjegjes turni miku i tyre z. Beshiku. 

Por meqe rane ne sy, i kaluan ne magazine doganore dhe keto dy dite po perpiqen me te gjitha menyrat, por askujt nga ne nuk ja mban te firmose sepse behet fjale per 5 milion USD evazion fiskal.

Kuptohet qe edhe policia i ka mbyllur syte me kohe. Paskan dy dite se i mbaron afati dhe nuk dine nga ti cojne”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat