Ka dhënë sot dorëheqjen Drejtori i Drejtorisë Operacionale në portin më të madh në vend.
Bëhet fjalë për Fatjon Sulajn, i cili vinte nga radhët e LSI, dhe ka mbajtur këtë detyrë për 4 vite.
Vetë Sulaj e sheh aktin e dorëheqjes së tij si një akt demokracie.
“Dorëheqja një akt themelor qytetarie dhe demokracie. Falenderoj eprorët për besimin, kolegët për mbështetjen, dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mi në këtë rrugëtim të gjatë që patëm bashkë”, shprehet Sula përmes një postimi në rrjetin social.