Çfarë lanë pas përmbytjet, ja çfarë publikon deputeti durrsak

Durrësi

Çfarë lanë pas përmbytjet, ja çfarë publikon deputeti durrsak

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 12:12
Pamje nga Durrësi

Deputeti i qarkut të Durrësit, Oerd Bylykbashi, i cili po ndjek nga afër situatën e përmbytjeve në zonën bregdetare, thekson se kryetari i Bashkisë së këtij qyteti, Vangjush Dako, ka sjellë pasoja të rënda në përmbytjen e këtij qarku, me abuzimet e fondeve për betonizim.

Ai ka sjelle edhe foto rreth situatës në Sukth dhe Katund të Ri.

“Këto foto të përmbytjeve janë në ish-bashkinë e Sukthit dhe në ish-komunen e Katundit të Ri në Bashkinë e Durrësit, në kontrast të dhimbshëm me pemën festive të Dakos mbi gërmadhën e Velierës në Durrës.‎ Janë dy vite rresht që kjo zonë përmbytet. Sigurisht, nëse shpenzon 8 milion euro beton për Velierën në qendër të Durrësit dhe disa miliona euro të tjera për qepje-shkepjen e rrugës së plazhit, betonizimin e sheshit të qytetit edhe me taksat e banorëve të Sukthit apo Katundit te Ri, sigurisht nuk mbetet më asnjë qindarkë për të pastruar kanalet e kullimit me qëllim që reshjet e shiut të mos përmbytin shtëpite, bagëtitë dhe tokat, apo së paku të minimizohen dëmet”.

Deputeti Bylykbashi thekson në statusin e tij në facebook se banorët me bindje akuzojnë autoritetet edhe për hapjen dhe shkarkimin e rezervuarëve në lumin Erzen të cilat kanë përmbytur zonat duke shkaktuar dëme në shtëpi, prona, bagëti dhe bazë ushqimore.

 “Ende pa marrë asnjë qindarkë nga dëmshpërblimi i premtuar për përmbytjen e vjetshme, këtyre banorëve u erdhi përmbytja përsëri”, thekson deputeti demokrat, duke shtuar se: “Mashtrimi i ka këmbët e shkurtëra”!

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat