Bregdeti i Durrësit mbulohet nga plehrat... në tokë gjenden dhe mbetje spitalore

Durrësi

Bregdeti i Durrësit mbulohet nga plehrat... në tokë gjenden dhe mbetje spitalore

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 15:28
Ilustrim

Mbetjet kanë mbuluar një pjesë të konsiderueshme të bregdetit të Durrësit duke krijuar një situatë alarmi mjedisor.

Janë mbetjet që deti po kthen pas prurjeve të lumejve në këtë fillim muaji si materiale pastike, qelqi, spitalore dhe lëndë të tjera.

Lumejt Ishëm e Erzen derdhën sasi të mëdha mbetjesh në Adriatik , por ndryshimi i kahut të erës po i kthen në breg

Pamjet duhet të shërbejnë për autoritet për të ngritur një shqetësim për situatën, që tashmë ka alarmuar edhe vendet fqinje në veri, pasi një pjesë e materialeve po zhvendoset drejt bregdetit të Malit të zi e Kroacisë

Ky është një rrezik edhe për florën e faunën e zonës së prekur.
Instituticionet vendore thonë se po vlerësojnë situatën, por ende nuk dihet nëse do të ketë një ndërhyrje për pastrimin e bregdetit, ndërkohë që vendi nuk ka struktura të specializuara për menaxhimin e situatave të tilla.

Grumbulluesit e materialeve të riciklueshme, janë të vetmit përfitues dhe pastrues të këtij bregdeti.

Prurjet e jashtëzakonshme të lumit Ishëm dhe Erzen kanë risjellë edhe një herë në pah problematikën e madhe të mbetjeve urbane qe në raste përmbytjesh shoqërohen me ndotje masive të bregdetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat