Gjelat e detit në Durrës shiten ku të munden

Durrësi

Gjelat e detit në Durrës shiten ku të munden

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 16:47
Durrës

Në qytetin bregdetar të Durrësit nuk ka një treg të gjelave të detit. Ata tregtohen në rrugë, ku jo rrallë ankohen banorët nga zhurma dhe era.

Top Channel vëzhgoi situatën në rrugën “Halil Murto” të lagjes 17 ku këtë vit janë zhvendosur fermerët të përndjekur nga Policia Bashkiake në lagjen e mëparshme.

Jashtë çdo kushti higjeno-sanitar, tregtia dhe therja e tyre në ambiente publike lë pas papastërti të shumta, vatra infeksioni dhe ndotje akustike për banorët e zonës. Por në mungesë të një tregu të gjësë së gjallë në qytet, fshatarët kanë gjetur këtë mënyrë për të shitur gjelat te konsumatorët.

Edhe këtë vit, asnjë nga institucionet nuk po ndërhyn për të disiplinuar këtë situatë dhe për të caktuar të paktën një vend të posaçëm për këtë tregti larg qendrave të banuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat