“Mashtruesit” vihen në pranga, vunë në lëvizje policinë nga Durrësi në Krujë

Durrësi

“Mashtruesit” vihen në pranga, vunë në lëvizje policinë nga Durrësi në Krujë

Më: 10 janar 2018 Në ora: 09:27
Policia

Dy shtetas janë vënë në pranga nga policia e Krujës në bashkëpunim me atë të Durrësit, të akuzuar për veprat penale " Mashtrimi" dhe" Falsifikim i dokumenteve".

Në pranga kanë rënë Kastriot Vila 46 vjeç banues në Fushë-Krujë dhe Erjon Alliaj 32 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në ngarkim të shtetasit K.Vila ka caktuar dënimin me 2 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar në nenin 143/2 të Kodit Penal.

Ndërsa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, në ngarkim të shtetasit E.Alliaj ka caktuar dënimin me 4 muaj burg për veprat penale" Mashtrimi "dhe" Falsifikim i dokumenteve" parashikuar në nenet Neni 143/1 dhe 186/1 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Durrës për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat