Helmohen 5 nxënës në Durrës: Konsumuan ushqim të shpejtë nga një kioskë

Durrësi

Helmohen 5 nxënës në Durrës: Konsumuan ushqim të shpejtë nga një kioskë

Më: 23 janar 2018 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë 9-vjeçare në Durrës.

5 nxënësit e shkollës “Eftali Koçi” janë helmuar dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Nxënësit e klasës së 5-të janë dërguar në spital me të vjella e marrje mendsh.

Ngjarja u regjistrua dje. Fëmijët janë mjekuar dhe u larguan nga urgjenca pa probleme për shëndetin.

Policia raportn se fëmijët kanë konsumuar ushqime të shpejta pranë një kioske.

Kioska ndodhet pranë shkollës.

AKU ka nisur kryerjen e analizave për ushqimet që konsumuan fëmijët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat