‘Krimet e Rënda’ heqin dorë nga 613 kg kokainë të kapur në Durrës

Durrësi

‘Krimet e Rënda’ heqin dorë nga 613 kg kokainë të kapur në Durrës

Më: 27 mars 2018 Në ora: 12:33
Ilustrim

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë lidhur me kompetencat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, tashmë dosja e 613 kg kokainë në Durrësit, do t’i kalojë prokurorisë së Durrësit. 

Ndryshimi i kompetencave të Gjykatës dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndryshuan në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Gjykata e Lartë bazuar në dosje për trafik droge të paraqitur për interpretim nga Gjykata e Durrësit, vendosi që Krimet e Rënda të hetojnë vetëm çështje që janë kompetencë e SPAK, si korrupsioni në nivele të larta dhe krimi i organizuar.

Lidhur me dosjet për vrasjet, trafikut të drogës, grabitjeve, gjobëvënieve apo edhe vepra të tjera t’i kalojnë në kompetencë Gjykatave të Rretheve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat