Durrësi probleme me ujin e pijshëm, shkak avaritë në rrjetin e amortizuar

Durrësi

Durrësi probleme me ujin e pijshëm, shkak avaritë në rrjetin e amortizuar

Më: 3 prill 2018 Në ora: 14:34
Durrës

Qyteti i Durrësit do të përballet me probleme me furnizimin me ujin e pijshëm për shkak të difekteve të rënda që kanë ndodhur.

Këto probleme janë prezente tashmë prej dhjetë ditësh.

UKD njofton se gjatë të martës dhe të mërkurës do të ketë probleme për shkak të stakimit të energjisë elektrike në stacionin e pompave në Fushë Kuqe.

Dy çarje në tubacionin kryesor që furnizon me ujë Durrësin dhe Shijakun, vijnë për shkak të amortizimit të rrjetit. Difektet kanë ndodhur në Xhafzotaj dhe Shkafanë.

Brigada e avarive po punon për riparimin në një kohë sa më të shpejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat