Durrësi i helmuar nga plehrat, fusha e mbetjeve asnjë trajtim

Durrësi

Durrësi i helmuar nga plehrat, fusha e mbetjeve asnjë trajtim

Më: 30 prill 2018 Në ora: 16:23
Durrës

Prej dekadash qyteti i Durrësit i hedh në këtë hapësirë 70 mijë ton mbetje urbane në vit.

Ndotja në zonën përreth është dhjetëra herë më e lartë se norma, ndërsa 17 hektarë tonë janë kthyer në mal plehrash. Në landfill nuk bëhet asnjë trajtim përveç ngjeshjes, ndërsa plehrave ju vihet edhe flaka.

Bashkia e Durrësit e ka lënë të pazgjidhur çështjen e kësaj bombe ekologjike. E cila është kthyer në helm për gjithë banorët e zonës, por edhe qytetin. Këtu sjellin për të ushqyer edhe kafshët.

Zona përreth është e banuar. Përveç universitetit të sapo ndërtuar aty ndodhet edhe shumë familje. Edhe Sherif Zera e ka sjellë familjen e tij në Porto Romano.

“Tregon se si trajtoheshin plehrat në kohën e Enverit ku një brigadë prej 30-40 vetash i varroste dhe pas një viti vinin makina dhe merrnin plehun e ja hidhnin tokës”, shprehet Sherif Zera.

Banori tregon se kur ka nisur djegia e mbeturinave.

“Pas 1992, 1993 kur ndërroi sistemi. Ndërsa tani i vënë zjarrin dhe në zonë vjen era shkrumb”, thotë Zela.

Kur e pyesim nëse ka menduar ndonjëherë të largohet nga fshati Porto Romano Sherifi përgjigjet: “Unë isha në Korçë dhe erdha këtu. Në atë kohë më mirë ishte”, thotë Zela.

Sikur të mos mjaftonte fusha e plehrave afër saj ndodhet një kanal, i cili është kthyer në gjiriz ku lundrojnë mbetje plastike disavjeçare.

“Ujërat s’kanë ku të venë tjetër, derdhen në det”.

Të rrethuar nga malet e plehrat dhe helmet, a ndihen të kërcënuar banorët? “Sëmundjet janë aty. Ndoshta si ndjejmë sot për sot!”, shprehet Sherif Zera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat