Plehrat e Durrësit, bashkia fle gjumë - Bota Sot
Plehrat e Durrësit, bashkia fle gjumë

Durrësi

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Plehrat e Durrësit, bashkia fle gjumë

Më: 24 maj 2018 Në ora: 15:50
Plehrat e Durrësit, bashkia fle gjumë

Sikur të ishte Ishulli i Kurrkundit, fusha e grumbullimit të plehrave në Durrës duket të jetë një vend imagjinar vetëm për bashkinë e Durrësit.
Askush nuk kujtohet për banorët që jetojnë përreth saj, askush nuk merr masa për fëmijët që po rriten mes mbetjeve dhe substancave kancerogjene që përhapen me ajrin dhe ujin çdo ditë.

Prej disa javësh, Top Channel sjell me fakte: pamje dhe zëra; banore, eksperte mjedisi por edhe mjeke, se cfarë rrezikon qyteti dhe fshatrat e Durrësit nga lënia e mbetjeve në gjendje të lirë në natyrë. Problemi është aq lehtësisht i evidentuese në dritë të diellit, saqë edhe një studente e universitetit që kampusin e ka pikërisht afër kësaj fushe e nxori në pah me një detyrë studimore.

“Problemet shëndetësore janë të shumta, duke përfshirë dhe çrregullime të rënda mendore dhe depresion. Nga kërkimi në terren që unë kam bërë, më të shpeshta ishin problemet me mushkëritë, azmën, apraratin tretës dhe veshkat. Banorët paguajnë një kuotë të lartë për shërbimet shëndetësore për sëmundjet që kanë, si infeksionet, irritimet e lëkurës etj”, thotë një studente.

Por megjithëse i madh e i vogël ngre çdo ditë zërin përmes Top Channel dhe protestave spontane, askush s’ka hedhur asnjë hap. Institucionet vijojnë apatinë shumëvjeçare të instaluar atje bashkë me mandatin e Vangjush Dakos. E njëjta situatë me kanalin e plehrave në Shkozet.

Për Bashkinë e Durrësit problemet e përditshme mund të jenë imagjinare, dhe më e lehtë është të bësh sikur nuk ekzistojnë, por shpesh indiferenca është shtysa më e fortë e ngritjes së zërit edhe më lart.

Nga kanali i vdekjes në Shkozet, deri te fusha e plehrave në Porto Romano, banorët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës si shpresa e fundit që dicka të lëvizë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test