Durrësi çel sezonin turistik

Durrësi

Durrësi çel sezonin turistik

Më: 31 maj 2018 Në ora: 15:54
Durrës

Durrësi ka çelur sezonin turistik. I pranishëm në mbrëmjen gala të mbajtur në Golem, Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, u shpreh se e ardhmja e rajonit është paraqitja në një ofertë të përbashkët turistike.

“Standardet i kemi të njëjta, mundësitë dhe argëtimet i kemi të njëjta, natyrën e kemi shumë të bukur, kushtet i kemi po ashtu shumë të mira dhe ndaj na mbetet që vetëm të koordinohemi dhe atë që kanë bërë djemtë ta ndjekim të gjithë së bashku”.

Gjatë ceremonisë u dhanë edhe çmime mirënjohje edhe për tur operatorët nga Sllovakia, Polonia, Hungaria dhe Rusia që kanë sjellë charterat e parë në Shqipëri, numri i të cilëve pritet të jetë mbi 300.

“Tui është kompania më e madhe në botë dhe afrimi për herë të parë i një charter nga Rusia. Hap për Shqipërinë një histori krejt të re përsa i përket turizmit botëror, pasi Tui shënon një rritje globale me rreth 30 perqind çdo vit, duke qenë lideri i padiskutueshëm në turizmin botëror”.

Sipas ministrit të turizmit dhe mjedisit, shtimi i numrit të turistëve mundësoi rritjen e kapaciteteve të hoteleve dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit përgjatë bregdetit shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat