‘Na gjeti hataja’! Zbardhet dëshmia e burrit që vrau gruan

Durrësi

‘Na gjeti hataja’! Zbardhet dëshmia e burrit që vrau gruan

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 07:14
Durrës

Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku burri vrau gruan me mjete të forta pas një konflikti të çastit. Ngjarja ndodhi në lagjen numër 15 të qytetit, kur Çlirim Shaholli 42 vjeç qëlloi me mjete të forta gruan e tij Ana Shaholli 40 vjece.

Në dëshminë në polici, raportohet se ai ka thënë se nuk donte ta vriste gruan e tij, por asaj i ka rënë koka në dysheme dhe ai e ka dërguar në spital, por nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve.

“Nuk doja ta vrisja gruan time. Të mjerët ne çfarë na gjeti na ndodhi hataja. Kam 6 kalamaj, kush do mi ushqejë tani. Kishin një sherr se kishin vapë dhe unë i thashë ngriu hap dritaren. Ajo më shtyu dhe unë e shtyva. Gruaja ra në çimenton e shtëpisë dhe përplasi kokën. Unë e pashë që ishte ne gjendje të rëndë dhe e dërgova në spital”, ka thënë në gjendje të rënduar burri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat