Familjarët e viktimës në Durrës: E mësuam ngjarjen nga telefoni, vetëm gruaja punonte

Durrësi

Familjarët e viktimës në Durrës: E mësuam ngjarjen nga telefoni, vetëm gruaja punonte

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Pas vrasjes së rëndë në Durrës, ku bashkëshorti vrau gruan me sende të forta, familjarët e viktimës janë shprehur për Report Tv se nuk ishin në dijeni të konflikteve mes çiftit, që solli krimin në familje.

“Ngjarjen e mësuam nga telefoni, pasi na njoftuan për çfarë kishte ndodhur. Nuk e dinim për konfliktet e tyre në familje. Ishin në gjendje të vështirë ekonomike pasi jetonin vetëm me rrogën e gruas, e cila ishte e vetmja pjestare e familjes e punësuar”, thanë familjarët e viktimës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat