Një vit para zgjedhjeve lokale, Vangjush Dako: Kruja dhe Shijaku të bashkohen me Durrësin

Durrësi

Një vit para zgjedhjeve lokale, Vangjush Dako: Kruja dhe Shijaku të bashkohen me Durrësin

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 09:00
Vangjush Dako

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako i ftuar dje në Report Tv u shpreh se në qytetin bregdetar ka një kërkesë të lartë për punëtorë nga bizneset, por nuk ka të profilizuar.

“Është rritur punësimi, në Durrës vuajmë për punëtorë. Ne sot, jemi në momentet që nuk kemi punonjës, kompani të ndryshme ofrohen të bashkia për të kërkuar mundësinë për të gjetur punëtorë. Mungojnë punëtorët e profilizuar në sektorin e shërbimeve apo sektorë të tjerë. Sezoni e rrit shumë kërkesën për punësim, kamarier, kuzhinier, etj. Jo vetëm sezonalë, por edhe për tërë vitin”, deklaroi Vangjush Dako.

Referuar akuzave të Bashës për ndarjen territoriale, Dako shtoi se do të pranonte një ridimensionim, por që brenda bashkisë së Durrësit të përfshiheshin edhe Kruja me Shijakun.

“Pra ju nuk do të ishit dakord nëse PD do të kërkonte një ridimensionim të bashkisë së Durrësit? Do të isha dakord të merrte edhe Shijakun apo Krujën. Për një numër sa më të vogël bashkish, ka disa qarqe ku është rritur numri i bashkive, nuk ka kuptim që të kemi bashki me 30-40 mijë banorë. Sa më i ulët numri i bashkive aq më i mirë i bën vendit”, theksoi Dako.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat