Ja kush është i riu që qëlloi me thikë prindërit në Durrës

Durrësi

Ja kush është i riu që qëlloi me thikë prindërit në Durrës

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 15:25
Policia shqiptare

Një krim në familje u regjistrua mesditën e sotme në Durrës, ku djali ka plagosur me thikë dy prindërit e tij, për të cilët aktualisht raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

“DurrësLajm” mëson se autori është Hajri Neziri, rreth 25 vjeç.

Nuk ka ende detaje më shumë rreth ngjarjes, ndërsa mësohet se plagosja ka ardhur pas një zënke mes palëve.

Dy të moshuarit po transportohen me urgjencë në spitalin e Durrësit në gjendje kritike për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat