Sekuestrohen 4.5 milionë euro në Portin e Durrësit, zbulohet emri i pronarit të makinave ku u gjetën paratë

Durrësi

Sekuestrohen 4.5 milionë euro në Portin e Durrësit, zbulohet emri i pronarit të makinave ku u gjetën paratë

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 18:52
Porti në Durrës

Policia e Portit në Durrës arriti të sekuestrojë një shumë të konsiderueshme parash, prej rreth 4.5 milionë eurosh.

Sekuestrimi i shumës së parave u bë në dy makina që mbërritën në port me tragetin e linjës Ankona-Durrës.

Sasia e parave u gjet në makina tip Toyota, ndërsa kontrolli në mjet u bë pas një sinjalizimi paraprak të Europolit.

Raportohet se mjetet ishte nisur nga Belgjika dhe po transportoheshin me kamion për në Shqipëri nga subjekti Edi Lika, i cili është ndaluar nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat