Info-point dhe “1000 buzëqeshje për turistët e huaj” në portin e Durrësit

Durrësi

Info-point dhe “1000 buzëqeshje për turistët e huaj” në portin e Durrësit

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 19:33
Foto nga Durrësi

Një pikë informacioni për udhëtarët e kroçerave dhe jahteve do të funksionojë gjatë gjithë sezonit turistik në portin e Durrësit.

Gjithçka është instaluar në sheshin pranë Drejtorisë Ekzekutive të Autoritetit Portual Durrës (APD), në kuadër të një projekti që mbështetet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Bashkë me Info-point turistik, një instalacion me çadra shumëngjyrëshe do t’i urojë simbolikisht mirëseardhjen me “1000 buzëqeshje për turistët e huaj”, që zgjedhin të vizitojnë Durrësin dhe qytetet historikë të vendit. /ATSH

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat