Durrës, kontrolle në plazhe. Tatimorët mësyjnë edhe hapësirat publike - Bota Sot
Durrës, kontrolle në plazhe. Tatimorët mësyjnë edhe hapësirat publike

Durrësi

E martë, 13 nëntor 2018

Durrës, kontrolle në plazhe. Tatimorët mësyjnë edhe hapësirat publike

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 12:07
Durrës, kontrolle në plazhe

Pushuesit, vështirë të gjejnë hapësira publike në plazhet e shumta të Durrësit. Ekzistojnë vetëm plazhet private me pagesë, ndërsa ata që duan të pushojnë nën hijen e çadrës së tyre në bregdet e kanë thuajse të pamundur.

Kjo situatë e përsëritur ndër vite, edhe këtë sezon ka marrë vëmendjen e strukturave ligjzbatuese, që kanë nisur kontrollet e subjekteve për shlyerjen e detyrimeve tatimore e vendore, si dhe marrjen e masave të sigurisë në hapësirat e brezit të rërës, që shfrytëzojnë për qëllime fitimi pa përjashtuar ruajtjen e sipërfaqes, për të cilën kanë marrë leje pranë pushtetit vendor.

E ngritur pranë Prefekturës së Qarkut të Durrësit për mbarëvajtjen e sezonit turistik, “Forca e ligjit” ka nisur kontrollet në plazhe.

“Po ushtrojmë aktivitetin në plazhet e Durrësit, kontrolle për plazhet, hoteleritë dhe restorantet. Në këtë grup marrin pjesë disa institucione të lidhura me mbarëvajtjen e sezonit turistik. Kontroll është ushtruar dhe për vendbazimet e mjeteve motorike lundruese të argëtimit. Në Currila nuk ka pasur probleme, por në plazhe të tjera janë konstatuar probleme dhe po monitorohen për marrjen e masave në vazhdim”, thotë Jani Tati, drejtues i “Task Forcës” së Prefekturës së Durrësit.

Këtë fillimjave, kontrolli është përqëndruar në plazhin e Currilave, ku hapësira publike, ndonëse e vogël në krahasim me atë të shfrytëzuar nga subjektet, është respektuar dhe pushuesit, të pashqetësuar shijojnë banjot e diellit e të ujit.

Ndërkohë, në fokus të kontrolleve është dhe cilësia e ujit të pijshëm, që ofrohet nga subjektet në bare e restorante, si dhe ujit të përdorur në pishina dhe atij detar në pjesën para plazheve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test