Durrës, dëme të vogla nga tërmeti. Shembet çatia e një shtëpie në Manzë - Bota Sot
Durrës, dëme të vogla nga tërmeti. Shembet çatia e një shtëpie në Manzë

Durrësi

E enjte, 15 nëntor 2018

Durrës, dëme të vogla nga tërmeti. Shembet çatia e një shtëpie në Manzë

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 16:58
Pamje nga video

Banesa e Altin Kurtit në Manzë ka pësuar dëmtime. Tërmeti i sotëm i ka lënë pa kulm mbi krye. Shtëpia është bërë e pabanueshme dhe, ndërsa ekipi i Top Channel ndodhej në brendësi për të filmuar dëmet, lëkundjet vazhdonin.

Edhe banesa të tjera në fshatin Manzë e Vjetër kanë pësuar plasaritje. Dëme raportohen nga Emergjencat Civile në njësinë administrative Katund i Ri, ku një shtëpi është shembur pasi ka qenë e dëmtuar më herët.

Në Shijak ka rënë çatia e një banese në fshatin Karreç-Kodër. Edhe nga Kruja raportohen dëme me plasaritje dhe dëmtime muresh në shtëpi dhe pallate. Aktualisht po bëhen verifikime nga ana e Bashkive dhe Njësive Administrative, si dhe të shmangin ndonjë abuzim.

Emergjencat Civile të Prefekturës së Durrësit u kërkuan qytetarëve të raportojnë për dëme në numrin e telefonit: 0694117308.

Dëmtime nga tërmeti janë evidentuar edhe në Qarkun e Elbasanit. Deri tani, Emergjencat konfirmojnë dy familje të prekura në njësinë administrative Bradashesh, fshatin Shijon. Po ashtu, problematika janë shfaqur edhe në Cërrik, në pallatin e dëmtuar disa vite më parë po nga tërmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test