Tërmeti trondit Durrësin - Bota Sot
Tërmeti trondit Durrësin

Durrësi

E shtunë, 17 nëntor 2018

Tërmeti trondit Durrësin

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 17:16
Ilustrim

Mure shtëpish të çarë e të plasaritur, çati të rrëzuara. Banorë të mbërthyer nga frika, nën ankthin e tërmeteve që e goditën dhjetëra herë brenda pak ditëve zonën ku ata jetojnë.

Është kjo ajo çka shikon me të mbërritur në Hamallaj të Durrësit, vetëm 45 kilometra larg qytetit bregdetar.

Në brendësi të fshatit  pranë Gjirit të Lalëzit aty ku sizmiologët flasin për epiqendrën e tërmeteve, gazetarët janë ndalur tek shtëpia e Trëndafile Brestës.

Në momentin që toka është lëkundur fuqishëm, në shtëpinë një katëshe ndodhej vajza e saj Blerina së bashku me të voglën, të ardhur nga Kosova si mysafire.

Lëkundjet e tërmetit e kanë traumatizuar aq sa edhe kur nuk ka të tilla, Blerinës i duket sikur toka dhe shtëpia po lëviz.

Të njëjtën ndjesi ndan edhe e ëma Trëndafilja. Gruaja e ve, nënë e katër fëmijëve, tregon muret e shtëpisë së ndërtuar 23 vite më parë.

Paçka se përditshmëria e banorëve vijon, lëkundjet e vazhdueshme të termetit i mbajne ende nën ankth.

Frika që mbërtheu njerëzit i bëri të dalin jashtë, pasi i druheshin më të keqes.

Të tjera dëshmi tregojnë mbi atë çfarë ka ndodhur në këtë vend, ku toka lëvizi nën këmbët e tyre.

Nga lëkundjet e forta të tërmetit në Qarkun e Durrësit pësuan dëme edhe disa objekte kryesisht të ndërtuara para viteve 1990-të. Shtëpi, pallate e biznese të plasarituara u raportuan në njësitë vendore Durrës, Manëz, Shijak dhe Maminas. Por në asnjë rast fatmirësisht nuk u evidentuan dëme në njerëz. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test